Demokracia në Veprim përmes ekipeve mobile ka vazhduar të vëzhgoj procesin e votimit në Komunën e Istogut, ku është duke u rivotuar për kryetar të komunës. Në përgjithësi procesi i votimit ka vazhduar të rrjedhë normalisht, përderisa qytetarët kanë pasur mundësi të votojnë të papenguar.
“Prej parregullsive për të cilat kemi raportuar në pjesën e paradites, e që ka vazhduar të përcjellë procesin edhe pasdite, ka qenë votimi me asistencë. Në disa prej vendvotimeve vëzhguesit tanë kanë raportuar për asistencë deri në 20% të numrit të përgjithshëm të votuesve që kanë votuar në ato vendvotime.
Në vendvotimet tjera, kryesuesit e Këshillave të Vendvotimeve janë duke regjistruar asistimet në Librin e Votimit, por që kjo shifër e lartë përbënë shqetësim për ne, sidomos kur votuesi e ri në moshë kërkojnë asistencë, prandaj Prokuroria e Shtetit do të duhej të verifikojë nëse këto raste janë të ndërlidhura me veprën penale cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve.
Në vendvotimin 0606C/04R, në fshatin Vrellë, gruaja i ka treguar fletëvotimin e plotësuar burrit të saj, pasi i njëjti fillimisht kishte deklaruar se gruas së tij i duhet asistencë në votim. Mirëpo nuk i është lejuar pasi nuk kishte me vete dokumentin e identifikimit.
Në tri raste kemi vërejtur votim me dokumente të identifikimit të cilat nuk parashihen me Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, siç është Certifikata e lindjes e cila nuk ka fotografi të votuesit. Rast më eklatant është në Qendrën e Votimit 0623C, në fshatin Cerkolez, ku një votues është lejuar të votojë me pasaportë të ish-Jugosllavisë.
Në vendvotimin 0608C/02D, në fshatin Rakosh është evidentuar një rast i votimit të hapur.
Në qendrën e votimit 0617C/01R, në fshatin Turbuhovc një votues ka treguar hapur preferencën e tij. Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në fshatin Banjë e Pejës në vendvotimin 0602C/04R. Në të njëjtin vendvotim, punën e zyrtarit për spërkatje të gishtërinjve e kryente një vëzhgues.
Në qendrën e votimit 0621C, në fshatin Kaliqan, kontrollimi me llambë ultra violetë, nuk po bëhet në mënyrë të rregullt në të gjitha rastet duke kontrolluar vetëm njërën dorë”, thuhet në njoftim.
DnV fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të marrin pjesë në zgjedhje dhe të vendosin për qeverisjen katër vjeçare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite