Në repartin e kirurgjisë ishte i shtrirë edhe pacienti E., një shqiptar rreth të dyzetave. Ky ishte ndër njerëzit më të çuditshëm që mund t’i takosh në jetë. Një ditë ai po bënte punë bujqësie në një arë kur i kishte ndodhur fatkeqësia. I hipur në traktor kishte qenë duke e shprushur arën e lëvruar më parë. Në mënyrë të pashpjegueshme i ishin ngatërruar “frezat” duke dalë nga vendi ku qëndrojnë prapa traktorit. “Frezat”, ende duke u rrotulluar me shpejtësi të madhe, i kishin kaluar mbi kokë dhe i kishin rënë në këmbë derisa ai kishte qenë i ulur duke e drejtuar traktorin. Këmba e djathtë, pak centimetra mbi gju, i ishte këputur në vend. Mjekët ende luftonin për t’ia shpëtuar këmbën tjetër, të majtën.
E. tashti kishte mbetur invalid përjetë dhe i pashpresë do të thoshin shumë njerëz. Por, ai, përkundër kësaj tragjedie, nuk shihte se i ka ndodhur ndonjë problem i madh. Ishte për t’u habitur sa i hareshëm që ishte. Me cigare në gojë, ulej në karrocën e invalidëve dhe si ndonjë adoleshent ia sillte rrotat derisa ajo, në fund të korridorit, merrte shpejtësi marramendëse dhe mezi ndalej pa u përplasur për muri. Pastaj i kthehej korridorit në anën tjetër dhe i shikonte njerëzit me krenari sikur donte t’u thoshte se tashti di ta ngasë edhe këtë mjet me dy rrota. Nganjëherë edhe i prekte këndet e mureve, pacientët dhe infermieret duke e lënduar shpesh veten dhe të tjerët, por nuk brengosej. As të tjerët nuk ia shihnin për të madhe mungesën e precizitetit se ishte duke i bërë hapat e parë të mësimit në ngasjen e këtij mjeti i cili për fat të keq nuk do t’i ndahej më deri në vdekje.
E., për shkak të personalitetit që kishte dhe aktivitetit që bënte, ishte një lloj “celebrity” apo personalitet yll në atë repart. Ishte burim i haresë në mesin e tërë atyre shëndetligëve dhe kjo ishte arsyeja që respektohej nga të gjithë. Fliste shqip e serbisht shkëlqyeshëm. Një ditë, derisa po bisedonim në njërën nga tarracat e spitalit, telefonit iu përgjigj në gjermanisht. Më befasoi kur dëgjova se edhe këtë gjuhë e fliste shumë bukur.
E., pasi që i fliste këto gjuhë, u ndihmonte pacientëve shqiptarë në përkthim me mjekët apo infermieret. Madje, kishte guxim t’i qortonte edhe infermieret kur mendonte se ndonjë pacient nuk trajtohej mirë. Në dhomë mbante disa mbushës të telefonave mobilë dhe një radio me DVD. Kjo ishte shkak që dhoma e tij frekuentohej nga pacientët e tjerë. Në dhomën e tij kumbonte muzika folklorike (shqipe natyrisht) por edhe ajo tallava.
E. mburrej që kishte prejardhje nga Kosova. “Augustinin e kam njeri t’familjes, o burrë”, thoshte për t’ia forcuar vetes reputacionin e këngëtarit, dhe më drejtohej: “A e din qysh i këndon Augustini ato fjalët te ajo kënga…” Ia thoshte emrin këngës dhe fillonte të këndojë, shpesh disa rreshta, dhe pastaj ndalej për t’u arsyetuar se nuk po i shkonte zëri për shkak të gjendjes shëndetësore. Pushonte pak dhe thoshte se njeri të familjes e ka edhe Nikollë Nikëprelajn. Pastaj, provonte edhe këngët e Nikollës, sikur ato të Augustinit. Kur një herë e pyeta nëse e njihte Gjyste Vulajn, mu përgjigj me nervozizëm: “Hiqju saj.”
Në shikim të parë E. dukej se ishte nga ata njerëzit që nuk e kanë kuptuar qëllimin e jetës. Por, pas një bisede të shkurtër mund të zbuloje, i befasuar, se ai ishte tejet inteligjent kurse me kthesat e jetës përballej me një guxim të madh si askush tjetër. Por, E., sikur edhe shumë njerëz tjerë, kur flasin apo edhe kur veprojnë, nuk respektojnë ndonjë kufi. Nëse e pyet diçka, ai ndalet, e rrudh ballin duke e ngre kokën, dhe zakonisht përgjigjen e nis me “m’ndigo ti mue” dhe pastaj mundohet që në vokabular të fusë edhe fjalë që nuk i kupton apo që nuk i shqipton si duhet. Një herë, duke dashur të më thoshte se ishte specifik, çfarë ishte në të vërtetë, më tha se ishte “pacifik”.
Si shumë nga ne që kemi nga një apo më shumë dështime në të kaluarën tonë, edhe E. e ka një. Për dallim nga shumica, “dështimi” i tij është mjaft i pangjarë. Ajo që më së shumti e mundonte atë në jetë ishte fakti që nuk ka pasur sukses ta vrasë gruan e tij. E, përkundër faktit që ishte i mbushur përplot me optimizëm, nuk ishte nga ata që kanë pasur fat në këtë jetë. Kah fundi i viteve ’80 kishte shkuar në Gjermani ku kishte jetuar dhe punuar deri para tri viteve. Ishte martuar dhe kishte dy fëmijë. Por, gruaja i kishte qëlluar nga “soji i fëlliqur” siç më tha. “Merre me mend, shokun tem t’ngushtë e kishte ba dashnor kuçka,” më tha dhe një pamje e dhembjes e përzier me urrejtje ia përshkoi fytyrën. “Atij pisit,” duke folur për shokun, “i pata ndihmu shumë në Gjermani. Bile i ndihmova edhe për letra” dhe pastaj i numëronte varg të mirat tjera që ia kishte bërë.
Duke mos e duruar këtë gjendje, pasi që mendonte se i kishte shkuar fytyra, kishte vendosur t’i vrasë që të dy. Kishte tentuar, por pa “sukses”. Për këtë veprim gjykata e kishte dënuar për tentim vrasje dhe pas disa vitesh qëndrimi në burg, ishte deportuar nga Gjermania në vendlindje. “Gabova. U dasht m’ia ba ndryshe kësaj pune,” më tha duke shpjeguar variantin të cilin ai mendonte se do të duhej ta kishte zbatuar. Këtu ai e bënte edhe një gabim tjetër. Mendonte se do të kishte qenë më mirë sikur t’i kishte ruajtur “pisat e pafytyrë” për t’i zënë në vepër, apo gjatë aktit seksual, brenda shtëpisë së tij. Mendonte se sikur t’i kishte vrarë në këtë mënyrë, gjykata do ta kishte liruar pasi që do ta kishte mbrojtur nderin dhe shtëpinë. Këtu E i kishte ngatërruar parimet e të drejtës zakonore shqiptare me ato të sistemit penal bashkëkohor gjerman.
Përkundër të kaluarës së komplikuar dhe tragjedisë shëndetësore që kishte përjetuar tashti, E, siç thoshte vazhdimisht, kishte vendosur të mos shikonte prapa, por vetëm përpara se “në jetë ka plot shansa t’mira”. Optimizmi i E ishte aq i madh sa që shumicën e njerëzve i le me gojë hapur. Dikujt mund t’i mjegullohet ardhmënia nëse i këputet vetëm një gisht por E nuk e demoralizon asnjë gjë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale