Demokracia në Veprim (DNV), e cila po vëzhgon mbarëvajtjen e procesin të rivotimit për kryetar të Komunës së Istogut, procesin e deritashëm zgjedhor e vlerëson të qetë dhe pa shkelje të theksuara.
DnV thotë se ambienti në të cilin po zhvillohet procesi votimit në komunë është i qetë dhe i sigurt, ndërsa qytetarët janë të lirë për të ushtruar të drejtën e tyre të zgjedhjes.
“Vëzhguesit e Demokracisë në Veprim (DnV) kanë vërejtur numër të konsiderueshëm të votimeve me asistencë, për një pjesë të të cilave nuk janë ndjekur procedurat e rregullta të votimit. Janë evidentuar raste kur votuesit të cilët kanë deklaruar se kanë nevojë për asistencë në votim, nuk kanë shkuar prapa kabinës së votimit së bashku me asistuesin e tyre, por kanë qëndruar në hyrje të vendvotimit përderisa asistuesi ka votuar për ta. Raste të votimit me asistencë janë vërejtur edhe tek grup moshat e reja, të cilët janë parë tek janë asistuar nga persona të tjerë” , thuhet në njoftimin e DnV.
DnV thotë se “në vendvotimin 0615C/01D në fshatin Prigodë, ka pasur një rast të votimit të dyfishtë. Një burrë i ka marrë gruas së tij fletëvotimin dhe ka votuar për të dytë. Po ashtu në këtë Qendër të Votimit ka mungesë të furnizimit me rrymë. Dukuri e votimit të dyfishtë, e ngjashme me atë në fshatin Prigodë është vërejtur edhe në vendvotimin 0605C/01R në fshatin Zallq”.
“Në vendvotimin 0621C/02D në fshatin Kaliqan, në librin e votimit shënohet me laps, vëzhguesit nuk regjistrohen në rubrikën e destinuar për këtë qëllim, si dhe votuesit me asistencë evidentohen në LV me laps”.
“Në afërsi të Qendrës së Votimit 0606C në fshatin Vrellë, vëzhguesit tanë kanë identifikuar materiale propaganduese brenda perimetrit të ndaluar prej 100 metra. Pas vërejtjeve të vëzhguesve tanë, materialet janë larguar”.
“Në Qendrën e Votimi 0618C në fshatin Osojan, numër i konsiderueshëm i votuesve kanë deklaruar se nuk kanë gjetur emrin e tyre në Listën e Votuesve. DnV fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të marrin pjesë në zgjedhje dhe të vendosin për qeverisjen katër vjeçare”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë