LAJMI I FUNDIT:

“Ajo që do të ndodhë në Maqedoni, do të krijojë ose frymëzim, ose zhgënjim”

“Ajo që do të ndodhë në Maqedoni, do të krijojë ose frymëzim, ose zhgënjim”

Përpjekjet për promovim të politikës liberale në Ballkan do të ndërpriten nëse Maqedonisë nuk i ofrohet mundësi e fuqishme për anëtarësi në NATO dhe BE gjatë viti të ardhshëm, paralajmërojnë udhëheqësit e Qeverisë së re, shkruan “The Guardian” në tekstin “Maqedonia thotë se duhet t’i bashkangjitet BE-së për të penguar autoritarianizmin”.

Në tekst janë përcjellur pjesë nga intervista me zv.kryeministren dhe ministren për punë të jashtme Radmilla Sheqerinska e cila përgjigjet në pyetjet në lidhje me perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë dhe kontestin e emrit me Greqinë.

“Viti i ardhshëm është kyç. Duhet të dëshmojmë se ka përparim – njerëzit nuk presin që çdo gjë të zgjidhet nesër, por presin përparim sepse kemi qenë në ngecje për 10 vite. Ajo që do të ndodhë do të krijojë ose frymëzim, ose zgjënjim në tërë Ballkanin”, thotë Sheqerinska./Telegrafi/