LAJMI I FUNDIT:

KEK-u afër finalizimit të marrëveshjeve për shpronësim në Hade dhe Shipitullë

KEK-u afër finalizimit të marrëveshjeve për shpronësim në Hade dhe Shipitullë

Autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur se brenda javës së ardhshme pritet të finalizojnë marrëveshjet për shpronësim me banorët e fshatit Shipitullë dhe Hade, zona këto ku do të bëhen mihje në kërkim të rezervave të thëngjillit.

Çështja e shpronësimi të këtyre tokave ishte aktualizuar kohëve të fundit, pas paralajmërimeve se Kosova do të përballet me krizë energjetike, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike.

Arben Gjukaj, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, tha se janë duke vazhduar negociatat me banorët për të nënshkruar marrëveshjet për shpronësim.


“Ka sinjale të mira, jemi dukë bashkëpunuar me qeverinë, ekipet kanë dal në terren. Mbi 90 për qind ka reflektim pozitiv, dhe presim si proces ta përmbyllim gjatë javës së ardhshme”, tha Gjukaj.

Gjatës javës së ardhshme përfundon edhe afati për nënshkrimin e marrëveshjeve për zhvendosje. Nëse banorët nuk nënshkruajnë marrëveshjet deri më 22 dhjetor atëherë tokat do të iu merren përmes Ligj të shpronësimit.

​Furnizimi me energji elektrike në Kosovë është duke u mbuluar nga importi, pasi që në prodhim është vetëm një bllok i Korporatës Energjetike të Kosovës.

Zëdhënësi i Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike KEDS-it, Viktor Buzhala, ditë më parë i tha Radios Evropa e Lirë struktura aktuale e furnizimit me energji elektrike nuk është në situatë të favorshme.

“Situata sa i përket furnizimit me energji elektrike është pandërprerë aktualisht. Importi aktual është 500 megavat energji elektrike sepse është vetëm një bllok në prodhim, pra prodhimi është në pikën minimale, por, jemi duke e mbuluar nga importi. Situata do të ishte shumë më e mirë sikur të kemi një prodhim më të madh me energji elektrike”, theksoi Buzhala.

Pasiguria me furnizim me energji elektrike është një nga problemet që ka përcjell Kosovën që nga paslufta. Ndonëse, gjatë viteve të fundit kishte pasur përmirësim të furnizimit me energji elektrike, megjithatë, asnjëherë Kosova nuk ka arritur të shkarkohet nga ky problem. /REL/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori