LAJMI I FUNDIT:

Dështon mbajtja e Kuvendit Zgjedhor të AGK-së

Dështon mbajtja e Kuvendit Zgjedhor të AGK-së

Ka dështuar zgjedhja e kryetarit të ri të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), për shkak të mos pjesëmarrjes së gazetarëve në Kuvendin Zgjedhor, çka ka pamundësuar kuorumin që kërkohet me statutin e AGK-së.

Në bazë të statutit, për ta zgjedhur kryetarin e AGK-së, në kuvendin zgjedhor duhet të marrin pjesë gjysma e anëtarëve të regjistruar në AGK.

Edhe pas pritjes rreth një orë, Kuvendi zgjedhor nuk arriti ta bëjë kuorumin e duhur.


Drejtori i ekzekutiv i AGK-së, Arben Salihu njoftoi pjesëmarrësit se meqë nuk ka kuorum, atëherë bordi i AGK-së, do të marrë vendim për një datë tjetër të zgjedhjes së kryetarit. Po ashtu, ai informoi se do të bëhet edhe inicimi i ndryshimit të statutit të AGK-së, për t’i eliminuar disa paqartësi, raporton KP.

“Siç parashihet me statut duhet me qenë gjysma e anëtarëve të përgjithshëm, edhe për ndryshimin e statutit. Por do të gjejmë një formë ndoshta me të lehtë të komunikimit për propozimet për ndryshim, ku nuk ka nevojë ndoshta për t’u mbledhur, i dërgojmë me email, i bëjmë publike propozimet dhe pastaj shohim a po vazhdojmë ashtu”, tha Salihu.

Në garë për kryetar të AGK-së, ishte vetëm gazetarja e RTK-së, Gentiana Begolli, e cila para disa ditësh e kishte bërë publike kandidaturën e saj.

Ajo e ka quajtur të pamundur zbatimin e kuotës prej 50 për qind të anëtarëve të AGK-së që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor.

“Përcaktimi i kuotës prej 50 për qind të pjesëmarrjes, do thotë përfaqësuesve të AGK-së, është e pamundur të zbatohet në këtë rast konkretisht kur zgjedhet vetëm kryetari i AGK-së. Sepse është e pamundur që një njeri t’i mbledh gjysmën e anëtarësisë”, theksoi ajo.

Kuvendi i jashtëzakonshëm i AGK-së, u organizua pas dorëheqjes së ish kryetarit të AGK-së, Shkëlqim Hysenaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori