Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend tha se shtyrja e sotme e debatit për Buxhetin hap mundësinë që gjatë pesë ditëve të ardhshme opozita të mendohet më mirë dhe më 22 dhjetor të vijë në mënyrë të përbashkët të miratojnë Buxhetin e vitit 2018. Por, siç tha Tuntev, edhe nëse deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk janë të pranishëm në atë seancë, ai do të miratohet.
“E dini se për miratimin e Buxhetit ekzistojnë afate rigoroze. Tani në këtë fazë të debatit ka afat prej pesë ditësh. Ne duam që edhe opozita të jetë pjesë e saj. Javën e ardhshme do të jetë diskutimi përfundimtar dhe në rast se deputetët e opozitës nuk janë të pranishëm, ne kemi obligim ligjor dhe do ta miratojmë Buxhetin e vitit 2018 në afatin e paraparë”, tha Tuntev./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251