LAJMI I FUNDIT:

Autobusin e shkollës që e bleu për 3600 dollarë, e shndërroi në shtëpi me rrota – planifikon ta shëtit botën (Foto)

Autobusin e shkollës që e bleu për 3600 dollarë, e shndërroi në shtëpi me rrota – planifikon ta shëtit botën (Foto)

Kur Michael Fuehrer u nis për një udhëtim disa ditorë me shokët e tij me autobusin e shkollës, ai menjëherë ra në dashuri me lirinë që i jepte udhëtimit.

Në fakt ai u dashurua aq shumë sa që pasi diplomoi, autobusin e vjetër për transportimin e nxënësve e shndërroi në një shtëpi në rrota, me të cilin po udhëton në vende të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.


Blogeri Fuehrer e bleu autobusin e shkollës në Craigslist për vetëm 3600 dollarë në maj të vitit të kaluar, dhe iu deshën nëntë muaj që të kryej renovimet dhe ta shndërroi në një shtëpi mobile.

Ai ka arritur t’i ndërtoj një kulm në formë tarrace, dhe panele solare që të ketë rrymë të mjaftueshme për pajisjet e tij brenda autobusit të shndërruar në shtëpi.

Brenda tij mund të akomodohen dhe të kalojnë një vikend deri në gjashtë persona, pasi ka të montuar edhe kuzhinën, shporetin, tualetin, frigoriferin dhe dollapët për rroba.

Ai thotë se ky është vetëm fillimi, pasi planifikon të shëtis në çdo cep të botës, kurse të gjitha udhëtimet t’i postoj në bllokun e tij dhe në profil në Instagram i cili numëron mbi 17 mijë ndjekës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Kalo në kategori