LAJMI I FUNDIT:

Skandali që ka shokuar Britaninë: Kirurgu kishte gravuar inicialet e tij në mëlçinë e pacientëve (Foto/Video)

Skandali që ka shokuar Britaninë: Kirurgu kishte gravuar inicialet e tij në mëlçinë e pacientëve (Foto/Video)

Kirurgu britanik që ishte suspenduar nga puna në vitin 2013, pasi që me laser kishte “gravuar” inicialet e tij në mëlçinë e dy pacientëve, ka pranuar fajin në gjyqin e Birminghamit gjatë të mërkurës, kurse verdikti pritet të merret më 12 janar.

Simon Bramhall (53), ka pranuar fajin pasi u ka shkaktuar dëme dhe lëndime pasi që me laser kishte shkruar inicialet e tij “SB” në mëlçinë e pacientëve që ishin me anestezion, veprim ky që është bërë pa miratimin e tyre derisa po i operonte në spitalin Mbretëresha Elizabeth në Birmingham, transmeton Telegrafi.


Për të gravuar inicialet, ai ka përdorur argon jo-toksik, që shpesh përdoret në kirurgji. Njëri nga kolegët e tij këtë veprim të tmerrshëm të Bramhallit e kishte vërejtur gjatë ndërhyrjes së dytë kirurgjikale, ku pas raportimit menaxhmenti i spitalit ka suspenduar kirurgun deri në përfundimin e hetimeve.

“Është një veprim i pafalshëm”, ka deklaruar gjykatësi i cili shtoi se kurrë më parë një rast të tillë nuk e kishte dëgjuar.

Ai ngarkohet me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për faktin se Bramhall kishte shkruar inicialet në mëlçinë e pacientëve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_alnHY3KKP0

Në trend Botë

Më shumë
Scholz mbron telefonatën me Putinin – jep “lajmin e keq” para gazetarëve në Berlin

Scholz mbron telefonatën me Putinin – jep “lajmin e keq” para gazetarëve në Berlin

Botë
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë - mediat sjellin detajet e para

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë - mediat sjellin detajet e para

Azia
Historia e burrit që u gjend ‘pak sekonda nga vdekja në nofullat e një ariu’ në një kopsht zoologjik zviceran - para se të shtënat e policisë t'i shpëtonin jetën

Historia e burrit që u gjend ‘pak sekonda nga vdekja në nofullat e një ariu’ në një kopsht zoologjik zviceran - para se të shtënat e policisë t'i shpëtonin jetën

Evropa
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërron 102 raketa dhe 42 dronë gjatë sulmit rus

Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërron 102 raketa dhe 42 dronë gjatë sulmit rus

Evropa
Kalo në kategori