LAJMI I FUNDIT:

Yagcilar në Francë: Modernizimi i administratës publike prioritet nacional

Yagcilar në Francë: Modernizimi i administratës publike prioritet nacional

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar po merr pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) që po mbahet në kryeqytetin francez, në Paris.

Ministri Yagcilar ka mbajtur një fjalim në kuadër të panelit dedikuat temës “Pse sundimi i ligjit është i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset?

Yagcilar në fjalën e tij tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për modernizimin e administratës publike, me qëllim që shteti të jetë më afër qytetarit, që të ketë më shumë llogaridhënies dhe transparencën si dhe që shërbimet publike të jenë efektive.


Ministri informoi të pranishmit me prioritet strategjike të Agjendës së Reformave Evropiane e cila është një iniciativë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

“Zbatimi i kësaj agjende është prioriteti më i lartë i Qeverisë së Republikë së Kosovës”, tha Yagcilar, i cili theksoi se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë janë duke punuar për të forcuar dispozitat ligjore kundër konfliktit të interesit dhe nepotizmit.

Vëmendje të veçantë në fjalimin e Ministrit Yagcilar kishte përpjekja për hapjen e të dhënave në Kosovë. Ai infomoi të pranishmit se Kosova ka  miratuar Kartën e të Dhënave të Hapura në maj të vitit 2016 dhe tashmë me vetiniciativë ka nisur procesin e Vlerësimit të Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave (ODRA).

“Kosova tashmë ka portalin kombëtar për hapjen e të dhënave si dhe po punon për të fuqizuar kornizën ligjore për ndërtuar një kulturë institucionale për hapjen e të dhënave prej anës së institucioneve publike”, tha ai.

“Të gjitha veprimet tona në promovimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë për qytetarët dhe bizneset zbatohen në përputhje të plotë me standardet e BE-së dhe si të tilla kanë për qëllim përafrimin e shtetit dhe shoqërisë sonë me Bashkimin Evropian, që përfaqëson një konsensus kombëtar në Republikën e Kosovës”, tha Yagcilar, i cili falënderoi OECD dhe SIGMA si dhe shtetin francez për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe aspiratat e saja për integrim në familjen Evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori