Leximi në aeroplan: Gjashtë librat e shkurtër që ju bëjnë më të mençur derisa të arrini në destinacion
Udhëtimi me aeroplan ju mundëson të çlidheni nga interneti – përveç nëse paguani ekstra – dhe ta qetësoni mendjen nga njoftimet e vazhdueshme në telefon.
Por, përse mos ta shpenzoni këtë kohë në aeroplan (ose me çfarëdo mjeti tjetër që jeni duke udhëtuar si pasagjer) për të fituar më shumë njohuri në tema të caktuara, transmeton Telegrafi.
Duke pasur këtë parasysh, Business Insider ka gjetur gjashtë librat të cilat ju bëjnë më të mençur para se të ateroni në destinacionin tuaj.
Disa libra janë të shkurtër dhe të përshtatshëm për fluturimet një-orëshe, ndërsa ka edhe libër me 320 faqe nëse do të udhëtoni gjatë.
Më poshtë i keni këta libra, duke filluar nga më i shkurti deri te më i gjati:
“Thing Explainer: Complicated Stuff in Simple Words” nga Randall Munroe
Ky libër me qëllim është i shkurtër dhe shumë i thjeshtë për ta kuptuar. Libri 64-faqësh përmban vizatime dhe 1.000 fjalët më të zakonshme në mënyrë që t’u ofrojë lexuesve shpjegime të thjeshta për temat më të komplikuara.
“We should all be feminists” nga Chimamanda Ngozi Adichie
Në këtë libër, autorja prestigjioze Chimamanda Ngozi Adichie ofron një definicion të feminizmit të ditës moderne, ndërsa i eksploron politikat seksuale në punë dhe në shoqëri, transmeton Telegrafi.
“The War of Independence” nga John Fiske
I publikuar së pari në vitin 1890, ky libër me 115 faqe ofron një perspektivë historike mbi Revolucionin Amerikan pas 100 viteve të luftës.
“Payoff: The Hidden Logic That Shapes Our Motivations” nga Dan Ariely
Ky libër i ka gjithsej 128 faqe, ndërsa e heton mënyrën si funksionon motivimi. Libri është shkruar nga ekonomisti Dan Ariely.
“Real Artists Don’t Starve” nga Jeff Goins
Libri shpjegon përfitimet që i sjell të qenit kreativ, dhe tregon se njerëzit kreativë e kanë një mjet të fuqishëm të cilin duhet ta shfrytëzojnë. Ky libër ka gjithsej 240 faqe.
“Prisoners of Geography: Ten Maps That Tell You Everything You need to Know About Global Politics” nga Tim Marshall
‘Të Burgosurit e Gjeografisë’ është libër me 320 faqe, ndërsa me ndihmën e hartave ofron informacione për historinë e botës, dhe i përgjigjet pyetjeve për fiksimin e Putinit me Krimenë dhe arsyen se përse SHBA-të janë superfuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Ja mënyra se si t'ju zgjasë seksi orë të tëra!
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje