LAJMI I FUNDIT:

Pendimi për vrasjen e shokut: Do të doja të isha në vendin e tij!

Pendimi për vrasjen e shokut: Do të doja të isha në vendin e tij!

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën 30 ditëshe të paraburgimit 18 vjeçarit me inicialet L.P., i dyshuar për vrasjen e shokut të tij, 17 vjeçarit Sh.P. të shtunën në mbrëmje në Prishtinë.

KALLXO.com ka siguruar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku në mënyrë të detajuar, i dyshuari ka deklaruar për raportet e tij me viktimën para ditës kritike, e deri tek goditja me thikë.

Në deklaratën e tij të dhënë në seancën e sotme e cila ishte e mbyllur për publikun, i dyshuari me inicialet L.P., ka shprehur pendesë të thellë lidhur me rastin.


“Shtoj se i kërkoj falje familjes së tani të ndjerit dhe theksoj se po të mund ta kthej kohën do të kisha dëshiruar të jem në pozitën e tij”, janë fjalët me të cilat e nisi deklaratën e tij.

Ai ka treguar edhe për miqësinë e afërt që kishin me tani të ndjerin deri para ditës kritike.

“Unë tani të ndjerin e njoh prej mbrëmjes dhe prej atëherë kemi qenë shokë. Gjithherë kemi pasë raporte të mira mes vete ndërsa një ditë para rastit unë kam fjetur tek ai dhe gjithherë kemi qëndruar bashkë”, vazhdoi ai.

Sipas tij, ngjarja ka filluar në një lokal në Prishtinë, kur edhe kanë filluar të fjalosen në mes vete.

“Atë ditë kur kemi ardhur në Prishtinë, kemi shkuar në lokal dhe aty kemi filluar të shahemi dhe kemi filluar të rrahemi ndërsa ai më është kërcënuar, ndërsa pas kësaj unë e kam humbur vetëdijen dhe kam shkuar për t’i treguar nënës së tij. E kam takuar atë dhe ka filluar të më godet dhe ka nxjerrë thikën për të më sulmuar ashtu që ia kam kapur thikën dhe për tu mbrojtur e kam goditur”, tha L.P.

Ndërsa avokati i tij, Veton Rrecaj, në deklaratën e dhënë në gjykatore ka thënë se i mbrojturi i tij gjatë ngjarjes kritike ka qenë i sulmuar me thikë dhe në momentin kur viktima ka tentuar ta godasë me thikë, i kujtohet se ka arritur që t’ia marrë thikën.

“Mirëpo më tutje nuk i kujtohet se çka ka ndodhur”, tha avokati.

Pas seancës, gjyqtarja e procedurës paraprake për shkak të provave të përmendura ka analizuar se ekziston dyshimi i bazuar se në natën kritike, në Prishtinë, saktësisht në rrugën Gustav Mayer, i dyshuari ka privuar nga jeta tani të ndjerin Sh.P.

“Rreth orës 18:30 minuta, për shkak të mosmarrëveshjeje të atëçastshme, deri sa ishin duke ndejtur së bashku në një lokal në lagjen Dardania, janë fjalosur dhe më pas kanë dalë jashtë lokalit dhe e kanë sulmuar njëri tjetrin fizikisht me grushte, pastaj tani i ndjeri ka shkuar te daja i tij në rrugën Gustav Mayer, dhe pas disa çasteve, pasi që i pandehuri e kishte ditur se ku gjendet i ndjeri, ka shkuar dhe e ka thirrë të dalë dhe posa ka dalë tani i ndjeri, i pandehuri me thikë e godet dy herë në regjionin e gjoksit”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës të siguruar nga KALLXO.com.

17 vjeçari vdiq në QKUK si pasojë e plagëve të marra me thikë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori