Imami nga Peja, Enes Goga, e ka quajtur “fyerje ndaj tij dhe ndaj BIK-ut” aktakuzën e Prokurorisë Speciale të ngritur në vitin 2014.
Enes Goga akuzohet se në pozitën e hoxhës në Pejë, në një ligjëratë fetare para besimtarëve në Pejë, përmes “Audionur” me datën 10 mars 2014 të publikuar në YouTube, publikisht ka nxitur urrejtje ndaj grupeve fetare të besimtarëve të krishterë.
Por në seancën e sotme ku dëshmoi edhe kryeimami i BIK, Sabri Bajgora, imami pejan dha vlerësimet e tij për këtë aktakuzë.
“Prokurori i nderuar ka ngritur aktakuzën vetëm në tri terminologji, vetëm pse e kam përdorur unë termin çlirim”, tha Goga.
“Krejt kjo është një fyerje që më ka ndodhur mua, familjes dhe krejt BIK-ut. Unë besoj që të gjithë ne në këtë qiell e dimë që ky proces është një denigrim i ndërtuar mbi gjëra të pabazuara që de facto dhe de jure goditet institucioni me kredibil, Bashkësia Islame, që në këtë rast Enes Goga nuk është fare i rëndësishëm por institucioni po”, deklaroi Imami i Pejës, Enes Goga gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Bajgora.
Ai në pyetjet që i parashtroi Kryeimamit të BIK-ut kryesisht e pyeti për literaturën islame dhe fjalët që shkruhen në Kuran duke dashur të dijë nëse në këto libra fetarë përmendet fjala kryq dhe çlirimi i Mekës.
“Nëse termi kryq përdoret si term identifikues për atë grupim të njerëzve që e admirojnë kryqin a mos vallë kjo mund të konsiderohet gjuhë jo korrekte, gjuhë e mllefit dhe urrejtjes në rastin më të mirë, nëse kjo përdoret prej imamëve në ligjëratat e tyre”, e pyeti dëshmitarin i akuzuari Enes Goga.
Kurse dëshmitari u përgjigj se kjo varet krejt se si një imam e drejton ligjëratën e tij.
“Sipas meje krejt varet nga konteksti se si një ligjërues e drejton kursin e ligjëratës së tij dhe varet prej tij se çfarë kahe i jep shpjegimit të këtij apo atij termi”, tha kryeimami i BIK-ut Bajgora. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025