Sokol Hoxha zbulon detaje për një lufte të fshehur mes djemve të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, duke dhene deshmi personale, e duke treguar se si djali i Mehmetit u be shefi i tij.
Në vijim të intervistës së dhënë në “Panorama”, Sokol Hoxha – i biri i Enver Hoxhës – thotë se “realisht nuk bëhej fjalë për dualizëm të Mehmetit ndaj Enverit, por familja e tij, Fiqereti e djemtë, apo grupi i shoqërimit, e ushtronin këtë në mënyrë të dukshme”.
“Për këtë kam dëshmi personale. Djali i madh i Mehmetit kishte mbaruar më përpara dhe punonte në të vetmen qendër elektronike në atë kohë, në Durrës, në uzinën e radiotelevizorëve. Me sa më kujtohet, në pozicion kyç të kryeinxhinierit. Unë mbarova më ‘74 dhe fillova punë në një grup të vogël elektronik prej katër vetash, bashkë me mua, në Institutin e Mekanikës. Shefi ynë ishte një nga të katërt, inxhinier shumë i zoti, që e zgjeroi repertorin studimor të qendrës drejt automatizimit të industrisë e bujqësisë. Pra, krahas Durrësit filloi të ndihej edhe Tirana nëpërmjet qendrës sonë. Nga mesi i vitit ’81, Ministria e Industrisë, nga e cila varej dhe Instituti i Mekanikës, na njofton se shefi i qendrës do të jetë djali i Mehmetit i transferuar nga Durrësi”, thotë ai.
Hoxha tregon se fillimisht e kishin propozuar të ishte shef i qendrës, gjë që s’mund ta pranonte kundrejt eksperiencës që kishte shefi aktual.
“Ndërsa Vladimiri, djali i madh i Mehmet Shehut, erdhi pikërisht në vendin ku isha unë, kur mund të shkonte kudo, sepse çdo institucion në Tiranë kishte nevojë për inxhinierë elektronikë. Babai nuk bëri asnjë koment, por unë e ndjeva që nuk i pëlqeu. Sepse edhe pyeti: ‘A u njoftua drejtori për këtë gjë’? Flitej për drejtorin e Institutit të Mekanikës. Unë i thashë: ‘Më duket se jo, se urdhri erdhi nga ministri i Industrisë’”, thotë Sokoli.
Ai tregon me tej se kur pas disa kohësh i tha Enverit se e kishin propozuar që të fillonte punë në Post-Telekom, ai u ndje shumë i gëzuar.
“Më tha: Shumë mirë, se është një sektor shumë i gëzueshëm i jetës së vendit. E ëma, Nexhmija nuk ka reaguar. Sinqerisht nuk kam bërë muhabet se derisa Enveri nuk e dha veten, natyrisht dhe Nexhmija nuk e jepte veten”, shton ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025