Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë kërcënim për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Edhe përkundër rritjes së rasteve të trajtuara, korrupsioni në Kosovë ende mbetet në shkallë të lartë, sidomos në prokurim publik, shëndetësi, privatizim dhe kudo tjetër që paraqitet paraja publike.
Kështu është thënë në konferencën e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, me rastin e përmbylljes së javës kundër korrupsionit.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra, tha se në vitin e fundit luftimi i këtyre dukurive është ngritur 30 për qind, mirëpo, prapë korrupsioni paraqet kërcënim për Kosovën.
“Megjithatë, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbetet ndër sfidat dhe kërcënimet kryesore të shtetit të Kosovës në fushën e së drejtës, sundimit të ligjit dhe zhvillimit në përgjithësi. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucionet e Kosovës konsiderohet detyrë dhe përgjegjësi e vazhdueshme dhe e pandalshme që kërkon intensifikimin e aktiviteteve dhe veprimeve të nevojshme”, tha Shkodra, raporton KP.
Përfaqësuesja e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, njiherit shefja e ICITAP-it, Kimberly Riffe, tha se korrupsioni është sëmundje që ndikon negativisht në çdo aspekt.
“Sot 40 vjet më vonë se vazhdojmë të ngritemi kundër korrupsionit, korrupsioni është një sëmundje, e cila ndikon negativisht në çdo aspekt të jetës nga infrastruktura bazike e deri te niveli më i lartë qeveritar. Ambasada amerikane në Kosovë shpreh qëndrimin e saj se sundimi i ligjit është prioritet. Aktet kriminale sikurse korrupsioni duhet të adresohen me vendosmëri dhe forcimi i sundimit të ligjit është fokusi ynë kryesor. Duhet të ketë qasje nga e gjithë qeveria kundër korrupsionit, prokurorët, sistemi gjyqësor dhe institucionet e korrektimit të punojnë të bashkuara për të identifikuar dhe hetuar dhe të dënojnë kriminelët”, ka thënë ajo.
Përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Kosovë, ka kërkuar miratimin e disa ligjeve, që sipas tij, janë kyçe në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, ai për prokurorin e shtetit dhe ligji për zgjerimin e fuqizimit të konfiskimit të pasurisë së palgjshme të miratohen nga Kuvendi.
Ndërsa, Riza Shillova nga Policia e Kosovës, ka paraqitur statistikat dhe aktivitetet e organizuara lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Megjithatë, ai theksoi se parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten akoma një nga shqetësimet kryesore të tyre.
“Gjatë njëmbëdhjetë mujorit të këtij viti, ne kemi realizuar gjithsej 160 raste, respektivisht kemi hetuar 160 raste të veprës penale të korrupsionit, ku janë ngritur 113 kallëzime penale ndaj 245 personave. Ajo që përbën interes të veçantë për ne është hetimi i korrupsionit të profilit të lartë, dhe në këtë drejtim departamenti special Antikorrupsion, gjatë kësaj periudhe ka bërë 6 kallëzime penale ndaj 14 të dyshuarve për vepra penale të profilit të lartë të korrupsionit, janë ngritur 6 aktakuza kundër 18 të pandehurve dhe janë në proces të hetimit 40 raste të tjera”, theksoi Shillova.
Ai po ashtu foli edhe për format më të veçanta në të cilat paraqitet korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Kjo konferencë u organizua në kuadër të javës kundër korrupsionit 2017. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë