LAJMI I FUNDIT:

Zjarret kaliforniane parë nga orbita (Foto)

Zjarret kaliforniane parë nga orbita (Foto)

Tash e disa ditë zjarrfikësit amerikanë janë duke zhvilluar betejën me zjarret në Kaliforni.

Zona, veçanërisht pranë Los Anxhelosit është përfshirë nga disa vatra zjarresh e njëri prej tyre edhe në lagjen luksoze Beverly Hills.

Përmasat dhe dëmi i shkaktuar deri më tani nga flakët është i pallogaritshëm dhe gjurmët e tyre shihen deri në hapësirë.


Me mijëra zjarrfikës janë angazhuar në betejën deri tani të humbur ndaj flakëve, që kanë shkrumbuar më shumë se 40 mijë hektarë pa u ndalur aspak.

Lagështira nën 10% dhe erërat e forta janë faktorët pas “sprintit” të flakëve, që tashmë kanë mbërritur në zonat e banuara dhe kanë djegur me dhjetëra shtëpi e biznese.

Me dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar, ndërsa me qindra shkolla do të qëndrojnë mbyllur deri javën e ardhshme.

Autoritetet dhanë paralajmërime edhe për zonat që nuk janë prekur nga zjarret, pasi tymi i denduar ka mbuluar sipërfaqe shumë më të mëdha sesa flakët. Mediet amerikane raportojnë se tymi i zjarreve mund të shihet edhe nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar në orbitën e Tokës.

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Kalo në kategori