LAJMI I FUNDIT:

Tillerson: Duhen dy vite për transferimin e ambasadës në Jerusalem

Tillerson: Duhen dy vite për transferimin e ambasadës në Jerusalem

SHBA-të nuk do ta zhvendosin ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem për të paktën dy vite, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

“Nuk është diçka që do të ndodhë këtë vit dhe me shumë mundësi as vitin e ardhshëm”, tha Tillerson në përfundim të një takimi me homologun e tij francez, Jean Yves Le Drian, në kuadër të një mbledhje në Paris për Libanin.


“Por presidenti do që ne të përparojmë në mënyrë shumë konkrete dhe shumë të vendosur për të qenë të sigurt që ambasada të mund të transferohet sa më shpejtë të jetë e mundur”, theksoi ai.

“Për këtë duhet të blejmë një zonë, të krijojmë plan ndërtimi, të marrim autorizimet e nevojshme, ndonëse nuk po i paraprij vështirësive për këto autorizime dhe më pas të ndërtojmë ambasadën”, vazhdoi kreu amerikan i diplomacisë.

Rex Tillerson theksoi gjithashtu se “Donald Trump kishte qenë shumë i qartë mbi faktin, se statusi përfundimtar i Jerusalemit dhe i kufijve, duhet të negociohet dhe vendoset nga palët në konflikt”.

Sekretari amerikan i Shtetit do të takohet gjithashtu me presidentin Emmanuel Macron, në përfundim të mbledhjes në mbështetje të Libanit, për të qartësuar këto çështje. /KP/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori