LAJMI I FUNDIT:

Qëllimisht la proshutën e derrit para derës së xhamisë, dënohet me 15 vite burgim

Qëllimisht la proshutën e derrit para derës së xhamisë, dënohet me 15 vite burgim

Michael Wolfe që ishte futur me dhunë në një xhami dhe kishte lënë një proshutë derri para derës, është dënuar me 15 vite burgim.

Ky 37-vjeçar është shpallur fajtor për veprimin e tij, që e kishte bërë në një xhami në Florida në janar të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.


Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur Wolfe thyen dritaren me një hanxhar, kamerën dhe ndriçimin e xhamisë në Titusville.

Dihet botërisht se myslimanët e kanë të ndaluar konsumimin e produkteve të derrit, dhe fakti se kishte lënë qëllimisht proshutën e derrit para derës së xhamisë ka nervozuar tej mase komunitetin mysliman në SHBA. /Telegrafi/