LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja certifikoi rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave

KQZ-ja certifikoi rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të komunave: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Vushtrri dhe Malishevë, ndërsa certifikoi rezultatin përfundimtar të rivotimit për kryetar të Komunës së Parteshit.

Kurse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Kllokotit dhe u bë e ditur se nga koha e shpalljes fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ndërkaq, për komunat Prishtinë, Prizren, Rahovec dhe Klinë, KQZ është në pritje të vendimit të Supremes e cila pritet t’i shqyrtojë ankesat e parashtruara nga LDK dhe PDK.


Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, që u mbajtën më 22 tetor.

Në mbledhjet e kaluara, KQZ pati certifikuar rezultatin përfundimtar të 37 Kuvendeve Komunale.

Ndërsa, lidhur me përgatitjet për organizimin e rivotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut, që do të mbahet më 17 dhjetor, kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi paraqiti para anëtarëve raport lidhur me ecurinë e këtyre përgatitjeve.

Lidhur me konfirmimin dhe verifikimin e votuesve nga jashtë vendit (2 dhjetor – 6 dhjetor) për komunën e Istogut, ai bëri të ditur se janë gjithsej 85 votues që kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe se janë konfirmuar.

Ndërkaq, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë do të kthehen si votues në listën e votuesve brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori