Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka nënshkruar sot Memorandum të Bashkëpunimit me kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, për monitorimin e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Ministri Tahiri u shpreh i bindur se ky Memorandum do të rrisë transparencën e këtij Shërbimi, dhe do të avancojë edhe më tutje respektimin e të drejtave të të burgosurve në Republikën e Kosovës.
Përvoja e gjatë që KMDLNJ ka në monitorimin e burgjeve, bënë që ministri Tahiri të besojë që këshillat dhe rekomandimet e tyre do t’i mundësojnë Ministrisë së Drejtësisë që të trajtojnë të privuarit nga liria konform konventave ndërkombëtare.
“Ata njerëz që sot vuajnë dënimin për çfarëdo vepre, që janë në qendrat Korrektuese në Republikën e Kosovës, nesër kur të dalin nga aty, të jenë të gatshëm të jenë pjesë e shoqërisë sonë”, ka thënë ministri Tahiri.
Për Shalën, që bënë monitorimin e burgjeve që nga themelimi i institucioneve të Kosovës, Shërbimi Korrektues, krahasuar me shërbimet e ngjashme në rajon është më i miri.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka qenë institucioni më transparent dhe më llogaridhënës duke mos na penguar asnjëherë në asnjë proces të monitorimit. Raportet tona kanë qenë rekomanduese, në mënyrë që përmes përmirësimit të kushteve të të burgosurve, që është objektiv i yni, ta ndihmojmë punën e Shërbimit Korrektues”, ka thënë Shala.
Ndër të tjera, ai ka kërkuar që t’i kushtohet vëmendje edhe të punësuarve në këto Qendra dhe stafit tjetër administrativ, ndërkohë që është shprehur i bindur që rritja e buxhetit, që parashihet të bëhet pas 4 viteve që ishte i pandryshuar, do të rris cilësinë e trajtimit të të burgosurve.
Ministri Tahiri e ftoj Shalën që të jetë pjesë e plotësim ndryshimit të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, që me rekomandime dhe këshilla të ndikoj direkt që ky ligj të bëhet konform konventave ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025