Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ka ngjallur reagime brenda komunitetit ndërkombëtar, me përjashtim të Izraelit.
Më poshtë vijojnë reagimet:
– Izraeli përshëndet një “ditë historike”
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e cilësoi si një “ditë historike” vendimin e Donald Trump.
Netanyahu siguroi gjithashtu se vendimi i presidentit amerikan nuk do të ndryshonte asgjë për sa i përket lidhjeve të shenjta të tre besimeve monoteiste në Jerusalem duke konfirmuar angazhimin izraelit për të mbajtur “statu quo”-në.
– Mahmoud Abbas: “SHBA-ja minoi me ndërgjegje të gjitha përpjekjet për paqe”
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas konfirmoi sot se SHBA-ja nuk mund të luante më rolin e ndërmjetësueses për paqe me izraelitët, pas njoftimit nga presidenti, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
“Me këto vendime për të ardhur keq, SHBA-ja minoi të gjitha përpjekjet për paqe dhe shpalli se po braktis rolin e ndërmjetësuesit në prosecin e paqes që ajo ka luajtur gjatë dekadave të fundit”, konfirmoi presidenti palestinez, Mahmoud Abbas për televizionin palestinez.
– OLP: Uashingtoni “i përjashtuar”
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OLP), Sawb Erakat theksoi se Donald Trump kishte shkatërruar zgjidhjen e ashtuquajtur me dy shtete.
“Trump e përjashtoi SHBA-në nga çdo rol në një të ashtuquajtur proces paqeje”, shtoi ai.
– Hamasi: “Trump hapi portat e ferrit”
Për lëvizjen islamike palestineze Hamas, vendimi i presidentit amerikan hapi portat e ferrit për interesat amerikane në rajon.
Ismail Radouane, një zyrtar i lartë i Hamasit duke u shprehur para gazetarëve në Rripin e Gazës u kërkoi vendeve arabe dhe myslimane të ndërprisnin lidhjet ekonomike dhe politike me ambasadat amerikane dhe të dëbonin ambasadorët amerikanë.
– OKB: “kundër çdo mase të njëanshme”
“Statusi i Jerusalemit mund të zgjidhet vetëm me një negocim të drejtpërdrejtë mes izraelitëve dhe palestinezëve”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres duke përsëritur se ka qenë gjithmonë kundër një mase të njëanshme.
“Nuk ka alternativë për zgjidhjen me dy shtet me Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit dhe Palestinës”, shtoi ai.
– BE: “Vendimi i SHBA-së për Jerusalemin shqetësim serioz”
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini shprehu në emër të Bashkimit Evropian shqetësimin serioz pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
– Jordania: “një shkelje e të drejtës ndërkombëtare”
“Vendimi i presidentit amerikan, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të transferuar ambasadën e SHBA-së drejt këtij qyteti, përbën një shkelje të vendimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe kartës së Kombeve të Bashkuara”, theksoi zëdhënësi i qeverisë jordaneze, Mohammed Moumeni, në një komunikatë.
– Turqi – Cavusoglu: “papërgjegjshmëri”
“Ne dënojmë deklaratën e papërgjegjshme të administratës amerikane, ky vendim bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e OKB-së”, reagoi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu.
– Francë – Macron: “keqardhje”
Presidenti francez, Emmanuel Macron e gjykoi për të ardhur keq vendimin e Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe kërkoi shmangien me çdo çmim të dhunës.
Ai nënvizoi vendosmërinë e Francës dhe Evropës për zgjidhjen me dy shtete, Izrael dhe Palestinë duke jetuar krah për krah në paqe dhe në siguri në kufijtë ndërkombëtarisht të njohur me Jerusalemin si kryeqytet të dy shteteve.
– Itali – Gentiloni: “statusi i Jerusalemit duhet përcaktuar në kuadër të një procesi paqeje”
“Jerusalemi, qyteti i shenjtë, unik në botë. E ardhmja e tij duhet të përcaktohet në kuadër të një procesi paqeje të bazuar në dy shtete, Izrael dhe Palestinë”, reagoi në Twitter kryeministri italian, Paolo Gentiloni.
– Londër – May: “Britania e Madhe nuk është dakord me vendimin e presidentit Donald Trump për statusin e Jerusalemit”
“Britania e Madhe nuk është dakord me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit”, deklaroi kryeministrja britanike, Theresa May në një komunikatë.
“Ne nuk jemi dakord me vendimin amerikan për të transferuar ambasadën e SHBA-së në Jerusalem dhe për të njohur Jerusalemin si kryeqytet izraelit para një marrëveshjeje përfundimtare për statusin e tij”, deklaroi May në një komunikatë duke shtuar se ky vendim nuk ndihmon për perspektivat e paqes në rajon.
– Gjermani – Merkel: “Nuk mbështes vendimin e Trump për Jerusalemin”
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se qeveria nuk mbështet vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
– Irani: “vendimi i Trump do të shkaktonte një intifadë tjetër”
Irani dënoi sot vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit duke paralajmëruar se kjo do të shkaktonte një intifadë tjetër apo kryengritje palestineze. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor – forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë – merr kritika nga qytetarët
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët
Çfarë biseduan Biden dhe Trump në veturë gjatë rrugës për inaugurimin?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!