LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Njohja e Jerusalemit do të ishte katastrofike

Analistët: Njohja e Jerusalemit do të ishte katastrofike

Nga të gjitha çështjet që shoqërojnë konfliktin shumëvjeçar mes Izraelit dhe Palestinës, asnjë tjetër nuk është më e ndjeshme sesa statusi i Jerusalemit.

Qyteti i shenjtë ka qenë në qendër të përpjekjeve për vendosjen e paqes për dekada me radhë.

Qasja e Donald Trumpit ndaj tij kërcënon të shkatërrojë konsensusin ndërkombëtar të arritur me aq shumë mund, në një mënyrë tepër të rrezikshme.


Izraeli e cilëson Jerusalemin, me vende të shenjta hebraike, myslimane dhe të krishtera, si kryeqytetin e tij të përjetshëm. Por historia e tij është e lidhur pazgjidhshmërisht me konfliktin që trazon rajonin prej dekadash.

Plot 70 vite më parë, pas fundit të dhunshëm të sundimit britanik, kur OKB-ja votoi për ndarjen e Palestinës në shtete hebraike dhe arabe, Jeruzalemi u përkufizua si entitet i veçantë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Por në luftën e 1948-s, ai u nda si Berlini gjatë Luftës së Ftohtë, në pjesën perëndimore e lindore, respektivisht nën kontrollin e izraelitëve dhe jordanezëve. 19 vite më vonë, në qershor të 1967-s, Izraeli pushtoi pjesën lindore, duke zgjeruar kufijtë e qytetit e duke e aneksuar atë, në një akt që nuk u njoh kurrë ndërkombëtarisht.

Njohja lidhet me çështje më të mëdha të territorit dhe paqes, e përplaset me kërkesat e palestinezëve që Jerusalemi lindor të bëhet kryeqyteti i shtetit të pavarur palestinez, transmeton tch

Këndvështrimi i pranuar nga të gjitha administratat e mëparshme amerikane është se, statusi i qytetit duhet të diskutohet në negociata. Analistët vlerësojnë se një ndryshim në qëndrimin e Shteteve të Bashkuara do të ishte katastrofik.

Në trend Botë

Më shumë
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Amerika
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Amerika
Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Turqia
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Amerika
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Amerika
Kalo në kategori