LAJMI I FUNDIT:

Kosova t’i plotësojë dy kushtet e BE-së për vizat

Kosova t’i plotësojë dy kushtet e BE-së për vizat

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë rënë dakord për kushtet që duhen plotësuar për liberalizimin e vizave. Kanë mbetur vetëm edhe dy kritere të paplotësuara: Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe të dhënat e evidentuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bashkimi Evropian do t’i përmbahet marrëveshjeve të tyre, por tani shpresoj që Kosova t’i përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki, duke shtuar se liberalizimi i vizave tani varet nga Kosova.

Gjatë kësaj interviste, diplomatja finlandeze ka porositur përfaqësuesit e palës kosovare dhe serbe që të kthehen në tryezën e negociatave në Bruksel, pasi që, sipas saj, dialogu ka ngecur muajt e fundit.


“Finlanda mbështet perspektivën e Kosovës për në BE dhe Finlanda mbështet dialogun e Beogradit dhe të Prishtinës, kështu që ne sugjerojmë kthim në tryezën e negacioneve”.

Ajo ka folur edhe për 100-vjetorin e Pavarësisë së Finlandës, duke thënë se përgjatë periudhës njëshekullore kanë arritur standard të lartë të jetesës për qytetarët e saj si rezultat i një ekonomie të zhvilluar, mirëqenie të duhur sociale, arsim të cilësisë së lartë, si dhe barazi gjinore. Të gjitha këto beneficione, sipas saj, i shfrytëzojnë edhe 10 mijë kosovarë që jetojnë në Finlandë. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori