LAJMI I FUNDIT:

Do të ketë zhvillime kritike këto ditë: Nga Brexit, tek një “fuçi baruti” në Lindjen e Mesme

Do të ketë zhvillime kritike këto ditë: Nga Brexit, tek një “fuçi baruti” në Lindjen e Mesme

Cilin variant do të zgjedhë Mbretëria e Bashkuar, atë norvegjez, apo atë kanadez? Zgjedhje e vështirë, ndërkohë që shtohen zërat, si ai i Tony Blair, për një votim të ri. Në Lindjen e Mesme, diçka po “plas” në Jemen, Arabia po miqësohet sërish me Katarin, ndërsa Trumpi mund të ndezë një fuçi baruti në ditët e ardhshme.

Ditët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme, si për Evropën, ashtu edhe për Lindjen e Mesme. Në Evropë duhet të zbulojmë nëse Mbretëria e Bashkuar dhe BE kanë rënë dakord mbi kushtet financiare dhe ligjore të ndarjes së tyre.

Nëse është kështu, takimi evropian i javës së ardhshme do të hapë fazën e dytë të negociatave për divorc, faza më të rëndësishme, sepse do të përqendrohet në natyrën e marrëdhënieve të ardhshme midis Londrës dhe Evropës së bashkuar.


Çdo gjë do të varet nga britanikët, të cilët do të duhet të zgjedhin midis dy statuseve shumë të ndryshëm, “norvegjez” ose “kanadez”.

Në rastin e parë, Mbretëria e Bashkuar do të kishte marrëdhënie të njëjta me BE-në, si Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtejni i vogël, të cilët kanë qasje të plotë në tregun evropian, sepse i pranojnë rregullat, edhe pse nuk kanë zë, në procesin e vendim-marrjes.

Në këtë mënyrë, britanikët duhet të përshtaten me legjislacionin e Bashkimit Evropian, pa pasur ndonjë rol në krijimin e ligjeve. Do të ishte mjaft paradoksale.

Zgjedhje të kthyeshme

Statusi “kanadez”, nga ana tjetër, sipas të cilit Mbretëria e Bashkuar do të ishte vetëm një partner tregtar i jashtëm si Kanadaja, do të përfshinte vite të tërë negociata, para se të mund të arrihej një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët.

Për britanikët, të cilët kanë një nevojë të madhe për tregun evropian, do të ishte një udhëtim shumë i gjatë.

Zgjedhja do të jetë e vështirë, aq e vështirë sa që një sondazh i publikuar më 3 dhjetor tregon se gjysma e qytetarëve të mbretërisë, do të ishin në favor të një referendumi të ri dhe Tony Blair tha se “Brexit është i kthyeshëm”.

Por le të kalojmë në Lindjen e Mesme, ku situata është në evoluim të vazhdueshëm.

Gjërat po ndryshojnë në Jemen, ku ish-presidenti Saleh sapo është shkëputur nga rebelët Houthi, aleatët e Iranit, duke zgjedhur që t’i hapë derën Arabisë Saudite, e cila i lufton rebelët për më shumë se tre vjet me bombardime ajrore.

Rijadi dhe monarkitë sunite fitojnë kështu një avantazh të madh kundër iranianëve.

Përveç kësaj, në një tjetër kthesë të papritur, monarkia saudite duket se dëshiron të riafrohet me Katarin, vend të cilit i kishte imponuar një bllokadë ekonomike dhe e kishte akuzuar për lidhje shumë të ngushta me Teheranin.

Emiri i Katarit ka marrë pjesë në një samit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Kjo është të paktën një shenjë e uljes së tensioneve, madje edhe kur Macron përgatitet të vizitojë emiratin më 7 dhjetor. Presidenti francez ka marrëdhënie të shkëlqyera me Dohën, si dhe me Arabinë Saudite. Natyrisht, Irani nuk do të dalë i forcuar nga këto ndryshime.

Së fundi, është Jerusalemi, një qytet që Donald Trump mund ta njohë zyrtarisht gjatë javës (por nuk është ende i sigurt) si kryeqyteti zyrtar i Izraelit.

E kotë të thuhet, do të ishte si të ndizje një shkrepëse në një fuçi baruti. /France Inter/Bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Serbia
A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?

A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?

Amerika
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Botë
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

Botë
Trump do të vendosë tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës

Trump do të vendosë tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës

Botë
Kalo në kategori