Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, në një bashkëbisedim me qytetarë ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave është e lidhur ngushtë me Demarkacionin me Malin e Zi.
O’Connell në një bashkëbisedim me qytetarë në Facebook ka thënë se nëse Kosova dëshiron të shfrytëzoj liberalizimin e vizave duhet të përmbush kriteret që i ka paraqitur Bashkimi Evropian.
“Çështja e demarkacionit është çështje bilaterale në mes të Kosovës dhe Malit te Zi. Grupi i Shengenit brenda Bashkimit Evropian ka dhënë si kusht për liberalizimin e vizave. D.m.th që nëse Kosova dëshiron të shfrytëzoj liberalizimin e vizave duhet të përmbush kriteret që i ka paraqitur Bashkimi Evropian. Por unë kam thënë disa herë që për këtë çështje ashtu sikurse edhe çështjet tjera duhet të merren parasysh faktet, jo dëshirat”, ka shkruar O’Connell në Facebook.
Ambasadori britanik i është përgjigjur edhe në pyetje lidhur me atë se sa kanë të drejtë ambasadorët të bëjnë thirrje për ratifikimin e marrëveshjeve.
“Le të jemi të saktë që nuk është kori diplomatik që bën thirrje për këto çështje. Ne ambasadorët jemi përfaqësues të shteteve tona. Grupi Shengen ka dhënë si kusht demarkacionin për kufirin me Malin e Zi. Nuk pajtohem me juve që kjo marrëveshje është e dëmshme për shtetin ose për sovranitetin e Kosovës. I kam lexuar raportet disa herë që ka vërtetuar se asgjë nuk ka ndryshuar me demarkacionin. Është kompetencë e një ambasadori për të shpjeguar kushtet e marrëveshjes ose për me shpjegu politikën e vendit të tyre. Shtetet e Shengenit dhe Bashkimi Evropian kanë të drejtë të thonë që kjo është kusht për liberalizimin e vizave. Dhe nëse Kosova dëshiron të shfrytëzojë ofertën e Bashkimit Evropian duhet të plotësoj kushtet. Por me atë marrëveshje asgjë nuk ka ndryshuar. Kosova nuk ka humbur asnjë pëllëmbë toke. Unë pajtohem me ju, Kosova ka një mori sfidash, si mungesa e punësimit, ekonomia e dobët, mungesa e sundimit te ligjit dhe korrupsioni. Unë mendoj që më mirë të shfrytëzojmë energjinë politike kundër këtyre problemeve”, është përgjigjur ambasadori britanik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze