Agjencia Kadastrale e Kosovës ka reaguar për siç thotë pretendimeve se Kosova nuk ka dokumentacion të mjaftueshëm kadastral.
Në njoftimin e Agjencisë kadastrale thuhet se dhënat kadastrale teknike dhe juridike për territorin e Kosovës janë në zbatim dhe në funksion që nga viti 1931 e deri më sot.
Lexoni të plotë njoftimin e Agjencisë kadastrale:
“Agjencia Kadastrale e Kosovës nëpërmjet mediave elektronike dhe të shkruara është informuar se Komisioni i ri për kufirin, në mënyrë tendencioze ka trajtuar saktësinë e dokumentacionit kadastral për territorin e Republikës së Kosovës. Ndaj dëshirojmë që opinioni i gjerë të informohet drejtë dhe sakët lidhur me këtë çështje.
Të dhëna kadastrale teknike dhe juridike për territorin e Kosovës janë në zbatim dhe në funksion që nga viti 1931 e deri më sot. Këto të dhëna kadastrale për pronën e paluajtshme janë të regjistruara për të gjithë pronarët e pronave private, pronarët e Ndërmarrjeve Shoqërore, pronarët e pronave publike dhe pronarët e pronave shtetërore.
Territori i Kosovës është i përbërë nga 38 komuna brenda të cilave janë 1305 zona kadastrale. Ndërsa numri total i parcelave në territorin e Kosovës është 2.113.187, numri total i ndërtesave dhe pjesëve të ndërtesave është 71.265 të regjistruara në emër të 521.025 pronarëve. Këto të dhëna çdo ditë mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
I gjithë territori i Kosovës është i paraqitur nga matjet gjeodezike në harta kadastrale në shkallë zvogëlimi 1:500, 1:1000,1:2500. Numri i fletëve të hartës kadastrale i përpiluar me saktësi decimetrike, sipas përpjesës për territorin e Kosovës është:
harta në shkallë 1:500 281 fletë
harta në shkallë 1:1 000 541 fletë
harta në shkallë 1:2 500 10577 fletë
Totali i hartave 11 399 fletë
Territori i Kosovës i prezantuar në gjeoportal shtetëror është vazhdimësi i të dhënave kadastrale nga Drejtoria Krahinore për Gjeodezi e KSA të Kosovës. Përgjatë kufirit shtetëror të Kosovës me shtetet fqinje janë 514 harta kadastrale me shkallë zvogëlimi 1:2500, në të cilat është e paraqitur edhe vija administrative e KSA të Kosovës, tani kufi i Republikës së Kosovës.
Në faqe 53 të Raportit të Komisionit të ri për kufirin, kapitulli 4.5 shkruan: ‘Kadastri, duke qenë i tillë, nuk ka përfshirë prona shtetërore, nëse ato nuk janë rrethuar nga prona në pronësi apo të drejta pronësore private’.
Kufijtë e pronave shtetërore (shoqërore), veçanërisht ato malore, kanë pasur rregullim të veçantë në të gjitha sistemet shoqërore.
- Në regjistrat e pronave të paluajtshme janë të regjistruara të gjitha pronat e territorit të Kosovës, duke përfshirë pronat private, pronat shtetërore, shoqërore, komunale, te ndërmarrjeve publike.
- Po ashtu Qeveria e Republikës se Kosovës më datë 01.03.2017 ka nxjerr vendimin Nr. 06/134, ka përcaktuar që të gjitha pronat e paluajtshme të cilat kane qenë të regjistruara në emër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë/Republikës së Jugosllavisë, të Republikës Socialiste të Serbisë/Republikës së Serbisë, dhe të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, përfshirë organet e tyre shtetërore, administrative, ushtarake dhe ish-organizatat shoqërore-politike të regjistrohen në emër të Republikës së Kosovës si pronare e këtyre pronave të paluajtshme.
- Me të gjitha ligjet për kadastrin që nga themelimi e deri me sot, të gjithë kufijtë e pronave të paluajtshme (parcelat) trajtohen njësoj, pavarësisht a është mal, livadh, arë, rrugë, lumë.
Faqe 53 e Raportit të Komisionit të ri për kufirin në kapitullin 4.5 shkruan ‘pasi që Drejtoria Gjeodezike Krahinore, Arkivi i saj, dhe shumica e drejtorive komunale kadastrale janë plaçkitur, janë bartur dhe ende gjenden në Serbi, përderisa edhe ato dokumente të mbetura në Arkivin e Kadastrit të Kosovës janë në gjendje të keqe’
- Komunat të cilat kufizohen me Malin e Zi, Junik, Deçan, Pejë, Istog posedojnë dokumentacionin e plotë kadastral origjinal që nga themelimi e deri më sot.
Nga këto komuna nuk është plaçkitur asnjë dokument.
Për të gjitha parcelat ekzistojnë matjet origjinale duke filluar që nga vitet 1930 e deri më sot. Vlen të theksohet se të dhënat kadastrale për këto komuna janë skanuar dhe janë të arkivuara në kadastrin e komunave të cekura sipër.
Prandaj Agjencia Kadastrale e Kosovës bën këtë reagim për të mos i lënë vend tentimit të lajthitjeve të sipër cekura për dokumentacion kadastral të territorit të Kosovës.
Dokumentacioni zyrtar kadastral dhe territori i Kosovës është i pandryshueshëm prej vitit 1974 e deri më tani, andaj Agjencia Kadastrale e Kosovës do të reagojë ndaj të gjitha tendencave për shtrembërim të dokumentacionit kadastral që mund të jenë të përfshira në raportin e Komisionit aktual”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje