LAJMI I FUNDIT:

Çështja e Jerusalemit, paralajmërime të reja për Trumpin

Çështja e Jerusalemit, paralajmërime të reja për Trumpin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u shpreh “i shqetësuar” nga mundësia që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Në një bisedë telefonike me Trumpin, Macron tha se çdo vendim për statusin e qytetit “duhet të merret brenda kornizës së negociatave midis izraelitëve dhe palestinezëve”.

Paralajmërime të ngjashme kanë bërë edhe disa vende arabe dhe myslimane.


Sipas disa raporteve, Trump do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit këtë javë.

Ky qytet është pika më e nxehtë e konfliktit izraelito-palestinez, transmeton Evropa e Lirë.

Palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Izraeli, ndërkaq, e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij.

Megjithatë, sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht dhe të gjitha vendet i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Trump ka paralajmëruar se do ta zhvendosë edhe ambasadën amerikane në Jerusalem.

Në trend Botë

Më shumë
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Amerika
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Amerika
Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Turqia
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Amerika
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Amerika
Kalo në kategori