LAJMI I FUNDIT:

Katalonia para zgjedhjeve, Spanja liron gjashtë liderë separatistë

Katalonia para zgjedhjeve, Spanja liron gjashtë liderë separatistë

Gjykata e Lartë në Madrid ka liruar 6 nga liderët katalanas të arrestuar për shpalljen e njëanshme të pavarësisë, ndërsa dy të tjerë i ka lënë në qeli.

Tetë politikanët u arrestuan muajin e kaluar, ndërsa lideri i tyre, Carles Puigdemont arriti të arratisej në Belgjikë.


Ndaj tyre rëndojnë akuzat e rebelimit dhe kryengritjes, për shkak të organizimit të referendumit për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja.
Ata që këtë të hënë fituan lirinë do t’u duhet megjithatë të paguajnë një garanci prej 100 mijë euro secili.

Ndërsa ata që do të vijojnë periudhën e burgimit janë zëvendësi i zotit Puigdemont, Oriol Jungueras dhe ish-ministri i Brendshëm rajonal, Joaquim Forn.

Ndërkohë, në qeli vazhdojnë të qëndrojnë edhe dy liderët separatistë Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart.

Lëvizja e fundit e gjykatës spanjolle ka ardhur një ditë para nisjes së fushatës për zgjedhjet e 21 dhjetorit në Kataloni.

Një sondazh i ri sugjeron se partitë pro-pavarësisë nga Spanja do të pësojnë një rënie të lehtë në këtë proces. Anketa është realizuar nga Qendra Spanjolle për Kërkimet Shoqërore mes votuesve katalanas në fund të nëntorit. /shqiptarja.com/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori