LAJMI I FUNDIT:

Masa të reja gjyqësore ndaj të liruarve të lëndës ”Monstra”

Masa të reja gjyqësore ndaj të liruarve të lëndës ”Monstra”

Gjykata e Lartë ka caktuar dy masa për të siguruar praninë e të akuzuarve në procedurën e mëtutjeshme të lëndës ”Monstra”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas vendimit ”të akuzuarit lëshohen në liri, por u caktohen masa të tjerë për t’u siguruar prania e tyre siç janë: ndalimi i lëshimit të vendbanimit, respektivisht të akuzuarve u ndalohet të qëndrojnë jashtë Shkupit. Gjithashtu, të akuzuarit duhet të paraqiten te një person zyrtar që do të caktohet nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Nga të dënuarit, Fejzi Hajdari vazhdon të mbetet në burg, pasi që ai ka patur edhe akuzë tjetër – armëmbajtje. Avokati i tij Naser Raufi thotë për Alsat-M se rasti i tij është i lidhur me lëndën ”Monstra” dhe zhvillimet e tanishme janë pozitive.


Kujtojmë se në burg ndodhen edhe Muharem Bardhi, Adnan Bdullai, Muharem Isa, Rami Buçi, Arijan Imeri dhe Enur Iljazi, pasi që protestonin kundër burgosjes dhe duke kërkuar drejtësi për lëndën ”Monstra”./Telegrafi/