LAJMI I FUNDIT:

Berisha kërkoi anëtarësimin e plotë të Kosovës në iniciativën ‘Karta Adriatikut-A5’

Berisha kërkoi anëtarësimin e plotë të Kosovës në iniciativën ‘Karta Adriatikut-A5’

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Rrustem Berisha, gjatë punimeve të Konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut-A5”, që po mbahet në Ohër të Republikës së Maqedonisë, u paraqit me një ekspoze për zhvillimet aktuale në FSK dhe planet për të ardhmen e MFSK/FSK-së, si dhe zhvilloi takime bilaterale me ministrat e mbrojtjes të Malit të Zi, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Republikës së Kroacisë.

Me këtë rast, ministri Berisha, para ministrave të Mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse në konferencë, foli për zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së, pjesëmarrjen e njësive dhe pjesëtarëve të saj në shkollime, trajnime, ushtrime ndërkombëtare dhe për rezultatet e arritura si ato kolektive dhe individuale, etj.

Berisha theksoi rëndësinë që ka për FSK-në dhe Kosovën partneriteti me Gardën Kombëtare të Ajova të SHBA-ve, marrëdhëniet bilaterale me shumë prej shteteve të NATO-s dhe rajonit, si shkëmbimet dhe ndërveprimet e vazhdueshme me partnerët strategjik dhe shumë shtete tjera.


Ministri Berisha u fokusua edhe tek çështja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura.

“Qasja jonë si Ministri, por edhe e Qeverisë së Republikës së Kosovës është që pjesë e procesit të transformimit të FSK-së të jenë edhe komunitetet jo-shumicë që jetojnë në Kosovë, e në veçanti komuniteti serb, pasi kjo e lehtëson procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe gjithashtu e përshpejton atë”, tha ai.

Ministri Berisha, theksoi kërkesën e Republikës së Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota në kuadër të iniciativës ‘SHBA-Karta e Adriatikut-A5’, si dhe në iniciativa të tjera rajonale.

“Po punojmë drejt përfshirjes në të gjitha iniciativat rajonale; duke përfshirë këtu edhe anëtarësimin e plotë në iniciativën e Kartës së Adriatikut-A5, anëtarësimin në RACVIAC, bashkëpunimin e zgjeruar me NATO-n, e deri në anëtarësimin e plotë në strukturat euro-atlantike, që është edhe synim strategjik i Republikës së Kosovës”, tha ministri Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori