LAJMI I FUNDIT:

Istog, vrasje në tentativë 

Istog, vrasje në tentativë 

Një person pas një mosmarrëveshje të mëhershme që kishte me dy meshkuj, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave të cilët ishin në veturë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rakosh.

“Të lënduar nuk ka pasur, ndërsa nga plumbat vetura është dëmtuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 9 (nëntë) gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.