LAJMI I FUNDIT:

Hapet organizata për fëmijë me nevoja të veçanta në Tetovë

Hapet organizata për fëmijë me nevoja të veçanta në Tetovë

Në kuadër të ditës botërore të personave me nevoja të posaçme, në Tetovë është hapur organizata e parë për përkujdesje ditore të fëmijëve me nevoja të Posaçme, e cila është investim privat i dy edukatoreve speciale shqiptare të cilat do të përkujdesen për këtë kategori të fëmijëve. Edukatoret që do të jenë të angazhuara në këtë organizatë thonë se e ky projekt ka ardhur si pasojë e mungesës së një qendre të tillë me edukatore shqiptare në Tetovë.

Kërkesat e prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta për t’i regjistruar fëmijët e tyre, po rritet çdo ditë e më shumë pasiqë në Maqedoni është rrit numri i fëmijëve autik ku 1 ne 68 persona janë në spektër të autizmit dhe gjithashtu është rrit numri i hiperaktivëve. Pra, mundësia për këta fëmijë do të jetë pikërishtë kjo organizatë, e cila do t’i hap dyert për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë që fëmijët e tyre të trajtohen profesionalisht nga dy edukatore speciale.

“Duke marrë parasysh se numri i fëmijëve me nevoja të veçanta është gjithnjë në rritje ne morrëm këtë nismë që ato fëmijë të kenë një mënyrë ndryshe të trajtimit që të jenë të barabartë me gjithë fëmijët tjerë dhe duke parë që nuk ekziston një kuadër në gjuhën shqipe ndërsa ne jemi gjenerata e parë e edukatorëve special të diplomuar në UT  dhe si shqiptarë morëm nismën që edhe fëmijët shqiptarë të kenë mundësi trajtimi të njëjtë”, tha Agnesa Besimi, edukatorja speciale e kësaj qendre./Alsat M/


Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori