LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Lupço Dimovski, i pakapshëm për policinë

Deputeti Lupço Dimovski, i pakapshëm për policinë

Deputeti Lupço Dimovski është njëri nga gjashtë personat që ende është i pakapshëm për policinë dhe që dyshohet për dhunën në Kuvend në 27 prill mëson jozyrtarisht Alsat nga burime të hetimit.

Dimovski është një prej gjashtë deputetëve të cilëve Kuvendi ua hoqi imunitetin. Por, nga Gjykata Penale thonë se të premten nuk i kanë marrë vendimet, edhe pse nga Kuvendi u shprehën se menjëherë pas firmosjes, janë proceduar në gjykatë. Nga Penalja gjithashtu nuk ka konfirmim nëse marrja në pyetje do të mbahet të martën, për kur deputetët ishin ftuar të paraqiten para marrjes së imunitetit. Shkurt u shprehën se për këtë vendos gjykatësi në procedurë paraprake.

A po hapet me këtë mundësia që dikush nga deputetët e tjerë këto ditë të jetë i pakapshëm, siç ndodhi me të akuzuar nga Prokuroria Speciale?


Ish gjykatësi Temellko Ristevski, konsideron se pas heqjes së imunitetit, është dashur që gjykata të reagojë menjëherë.

“Gjërat në procedurën hetimore dhe në veprimet hetimore nuk duhet të anulohen, të bëhen ngadalë apo të zvarriten. Deputetët duhej të ftoheshin dhe të merreshin në pyetje e më pas të vendoset nëse do të caktohet paraburgim ose jo”, deklaroi profesori Temellko Ristevski.

As nga MPB nuk morëm informatë nëse ndiqen lëvizjet e deputetëve të tjerë pasi për të gjitha veprimet që duhet marrë, kompetent janë Prokuroria dhe Gjykata.

Deri më tani paraburgim është shqiptuar për 21 persona, njëri është në arrest shtëpiak ndërsa gjashtë të tjerë janë në kërkim. Për deputetët Kërsto Mukoski, Zhaklina Pesheska, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Luben Arnaudov dhe Lupço Dimovski pritet të vendoset tek tani. Që të gjithë Prokuroria Publike i ndjek për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori