LAJMI I FUNDIT:

Fillon marshi protestues i OBRM-PDUKM-së (Video)

Fillon marshi protestues i OBRM-PDUKM-së (Video)

Nën parolën “Për drejtësinë, për atdheun” para pak filloi marshi protestues i organizuar nga OBRM-PDUKM. Marshi u nis nga Ministria e drejtësisë dhe vazhdon kah Qeveria.

Pakënaqësia e partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, OBRM-PDUKM po vazhdon kundër gjyqësorit të vendit. Kjo parti që drejtohet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, ka paralajmëruar vazhdimin e protestave kundër valës së arrestimeve të ish zyrtarëve të kësaj partie dhe personave të tjerë të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.

Në thirrjen e kësaj partie për protesta theksohet se “Kur drejtësia është shkelur, atdheu dobësohet”.


Simpatizantë të OBRM-PDUKM-së tanimë disa ditë me radhë protestojnë në lokacione të ndryshme, pas vendimit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e 36 personave, në mesin e të cilëve edhe 6 deputetë të kësaj partie për veprën “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet në Kuvend.

Ndryshe, më 27 prill të këtij viti, deputetët e Maqedonisë, që sot përbejnë shumicën parlamentare u sulmuan nga huliganët e OBRM-PDUKM-së, disa nga të cilët edhe mbetën të lënduar seriozisht. Protesta ishte e sinkronizuar dhe koordinuar nga disa deputetë të partisë së Gruevskit, të cilët ia hapën portën protestuesve të cilët sulmuan kryeministrin Zoran Zaev dhe Ziadin Selën e Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori