LAJMI I FUNDIT:

Kur Ismail Qemali i propozonte Theodore Roosevelt të bëhej Mbret i Shqipërisë, ky ishte reagimi i ish-presidentit amerikan

Kur Ismail Qemali i propozonte Theodore Roosevelt të bëhej Mbret i Shqipërisë, ky ishte reagimi i ish-presidentit amerikan

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Deklarata i Ismail Qemalit, mbi sugjerimin e kandidaturës së Theodore Roosevelt për t’u bërë mbret i Shqipërisë, ka bërë jehonë në New York, ku gazetarët vendas janë vërsulur asokohe menjëherë ne drejtim të ish-presidentit amerikan me qëllim që të njohin reagimin e tij lidhur me këtë çështje.

Ja si e përshkruajnë gazetat franceze, “L’Intransigeant” dhe “L’Aurore”, këtë ngjarje, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:


 L’Intransigeant, Ballinë, E martë, 13 maj 1913: “Roosevelt, mbret i Shqipërisë !”

New-York, 12 maj. – Qemal Beu, delegati shqiptar në konferencën e Londrës, është intervistuar nga një përfaqësues i New-York World, të cilit i ka thënë se nëse ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Theodore Roosevelt, kandidon për fronin e Shqipërisë, ai beson se shqiptarët do ta zgjedhin atë si më të preferuarin nga çdo kandidat tjetër.

L’Aurore, Faqe n°3, E mërkurë, 14 maj 1913: “Z. Roosevelt, mbret i Shqipërisë!”

New-York, 13 maj. – Z. Roosvelt ndiqet nga gazetarët që kur New York World publikoi një intervistë të Qemal Beut, kreut të qeverisë së përkohshme shqiptare, aktualisht në Londër, i cili thuhet se tha se nëse ish-presidenti i SHBA-së do të ishte kandidat për fronin e Shqipërisë, ai do të kishte shanse për sukses.

Z. Roosevelt, i cili konsideron këtë botim qesharak, shmang çdo deklaratë, qoftë edhe humoristike.

Kush ishte Theodore Roosevelt

Presidenti i 26-të i SHBA-ve, Theodore Roosevelt ishte një eksplorues, politikan, autor, historian dhe natyralist, themelues i Partisë Progresive dhe gjithashtu një nga udhëheqësit më me ndikim të Partisë Republikane.

Fytyra e tij është e skalitur në malin Rushmore, së bashku me ato të Thomas Jeffersonit, Abraham Lincolnit dhe të George Washingtonit.

Theodore Roosevelt ka qenë një president me mjaft ndikim.

Jo vetëm që fitoi titullin “Trust Buster” si president duke luftuar kundër biznesmenëve të korruptuar, por e bëri SHBA-në, edhe një vend më liberal.

Ai themeloi një numër të madh parqesh kombëtare, që e mbrojti gjelbërimin e SHBA-së nga rritja e madhe ekonomike.

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Politikë
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Lajme
Filipinasit po mbushin tregun e punës në Shqipëri, pse po i preferojnë bizneset shqiptare?

Filipinasit po mbushin tregun e punës në Shqipëri, pse po i preferojnë bizneset shqiptare?

Lajme
Një person gjendet pa shenja jete te Ferronikeli në Drenas

Një person gjendet pa shenja jete te Ferronikeli në Drenas

Kronika e Zezë
Kalo në kategori