LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nis hetimet për përmbytjen e autostradës Tiranë-Durrës

Prokuroria nis hetimet për përmbytjen e autostradës Tiranë-Durrës

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet mbi përmbytjen e autostradës Tirtanë-Durrës, ku mbetën të dëmtuar dhjetra biznese dhe makina, si pasojë e vërshimit të ujit.

Hetimet e prokurorisë do të përqëndrohen në shkaqet e shkaktimit të përmbytjes, ndërsa organi i akuzës do të mirëpresë çdo denoncim në lidhje me dëmin e shkaktuar.

Burimet bëjnë me dijë se hetimet do të përfshijnë jo vetëm ndërtimet e kryera në anë të rrugës, pra nëse janë respektuar parametrat e distancave, por edhe palmat e mbjella, si dhe mënyra sesi mirëmbahet ky aks rrugor.


Burimet bëjnë të ditur se hetimet synojnë të nxjerrin shkakun e përmbytjes së ndodhur dy ditë më parë, ndërkohë që nuk përjashtohen as pistat e denoncuara publikisht mbi hapjen e portave të liqenit të Kasharit dhe Bovillës.

Si rezultat i përmbytjes disa dhjetra automjete mbetën të bllokuara për orë të tëra në autostradë, një pjesë e të cilëve pësuan dëme të mëdha, ndërsa po kështu uji përfshiu bizneset në krah të një prej akseve kryesore rrugore në vend./lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori