LAJMI I FUNDIT:

Takim mes krerëve të SHGM-së dhe MPB-së në lidhje me sigurinë e gazetarëve në Maqedoni

Takim mes krerëve të SHGM-së dhe MPB-së në lidhje me sigurinë e gazetarëve në Maqedoni

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selamni sot u takua me ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Në këtë takim u bisedua për rritjen e sigurisë së gazetarëve, si dhe për mundësitë për bashkëpunim ndërmjet SHGM-së dhe MPB-së në të ardhmen.

Në takim Selmani shprehu gatishmëri për bashkëpunim me MPB-në me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe sigurisë së gazetarëve.

“Dua të shpreh gatishmërinë tonë për të ndihmuar në ndërtimin e një mekanizmi institucional për parandalim dhe dënim të dhunës ndaj gazetarëve”, tha Selmani dhe shtoi se duhet të ndriçohen të gjitha sulmet ndaj gazetarëve që kanë ndodhur gjatë disa viteve të fundit. Ai propozoi organizim të trajnimeve të përbashkëta për shprehje dhe përmirësim të komunikimit ndërmjet gazetarëve dhe policëve.


Ministri Spasovski theksoi se ka gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë me SHGM-në, që do të zyrtarizohet së shpejti me nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim./Telegrafi/