LAJMI I FUNDIT:

Përmbytjet prefekti i Fierit, jep alarmin: Priten orë më këqija, shkatërrohet autostrada Fushë Krujë-Milot

Përmbytjet prefekti i Fierit, jep alarmin: Priten orë më këqija, shkatërrohet autostrada Fushë Krujë-Milot

Forcat e Policisë së Shtetit, Zjarrfikësve dhe Ushtrisë janë ne terren për te ndihmuar banoret e prekur nga përmbytjet ne te gjithë vendin. Situata e reshjeve pritet te përmirësohet gjate mbrëmjes se sotme ne Qendër dhe Veri, por e pazakonte gjendja do te jete ne Jug te vendit ku janë përqendruar forcat për përballimin e situatës dhe evakuimin e njerëzve te rrezikuar.

Nisur nga situata e reshjeve të 24 orëve të fundit dhe situatës që paraqitet në territorin e qarkut Fier Prefekti i Qarkut Fier, Baki Bala ka dhënë alarmin dhe ka bërë thirrje për të pritur orët më të këqija në vijim pasi prurjet janë të shumta dhe se Vjosa është në pikën kritike që do të thotë se pritet një situate e ngjashme me vitin 2015 në këtë zone.

Dritan Leli ka thënë sot se problematike është situata në Vjosë ku po pëson rritje me 20 cm në orë që sipas banorëve kjo nuk është situatë që është parë ndonjëherë. “Zona e Novoselës më problematike”, – tha ai. Sipas kryebashkiakut ka prurje të shumta në Vjosë dhe për banorët problematike është zona në Ujin e Ftohtë. Ndërkohë, bëhet e ditur se Vjosa ka dalë nga shtrati (në pjesën e Vlorës), ndërkohë që Shtabi i Emergjencave të Vlorës është aktualisht duke koordinuar punën edhe me qarkun e Fierit.


Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes benë me dije se 100 efektive te FA janë nisur me urgjence drejt Fierit. Ndërkohë qe ne gatishmëri edhe 100 efektive te tjerë gati për te ndërhyrë. “Drejt Fierit e Vlorës edhe dy motopompa dhe një toge efektivesh e FA për largimin e ujit”- njofton ministria.

Nga ana tjetër, prej disa orësh autostrada Fushë Krujë – Milot është bërë e paqarkullueshme. Në vendin e quajtur Derven, rruga ka pësuar dëme dhe makinat janë bllokuar. Disa prej tyre devijuan nga rruga e vjetër, por edhe andej me probleme. Vargu i makinave është i gjatë, ndërsa aty ka shkuar policia për zhbllokimin e situatës. Emergjencat Civile i bën edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve që në rast rreziku të telefonojnë në numrat 112, 128 dhe 129, shkruan lapsi.

Të gjitha Repartet e FNSH, Tiranë, Shkodër e Fier janë angazhuar në mbështetje të Policive lokale për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Policia Rrugore është 100% në rrugë në të gjitha akset rrugore. Policia e Rendit ka shtuar patrullat të cilat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori