LAJMI I FUNDIT:

Serena dhe Alexis paguajnë 30 mijë euro për vilën luksoze në Bahamas (Foto)

Serena dhe Alexis paguajnë 30 mijë euro për vilën luksoze në Bahamas (Foto)

Ajo është tenistja më e pasur në botë ndërsa ai është një ndër bashkëthemeluesit e Reddit, ku së bashku kanë pasuri në vlerë mbi 124 milionë euro.

Serena Williams, 36 vjeç dhe Alexis Ohanian, 34 vjeç javë më parë kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre disavjeçare.


Çifti raportohet se muajin e mjaltit do ta kalojnë në ishujt fantastike të Bahamasit, ku do të paguajnë rreth 30 mijë euro në javë për një vilë.

Vilë luksoze posedon tre dhoma të fjetjes pesë banja dhe gjendet në një pronësi private me 96 hektarë.

Kamalame Cay zë vendin e parë sa i përket hoteleve turistike sipas kompanisë “Travel + Leisure Magazine” – ofron shërbimet e kuzhinierëve privatë, butlerëve dhe trajnerëve personalë gjatë tërë kohës.

Kujtojmë se tenistja amerikane ka sjellë në jetë një vajzë gjatë muajit shtator të këtij viti.

Ndryshe, Ohanian thuhet se i ka blerë një unazë dy milionë dollarëshe për martesë Williamsit. /Telegrafi/