Ligjvënësit britanikë reaguan me zemërim të mërkurën lidhur me ripostimin nga presidenti Donald Trump të disa videove anti-myslimane të postuara fillimisht nga një udhëheqëse britanike e ekstremit të djathtë, e cila është dënuar më parë për gjuhën e urrejtjes.
Disa ligjvënës i bënë thirrje Kryeministres Theresa May të anulojë një “vizitë pune” të planifikuar nga presidenti Trump për vitin e ardhshëm.
“Ai nuk është aleat ose mik i yni”, tha ligjvënësi laburist David Lammy, i cili shtoi se presidenti i SHBA nuk është i mirëpritur në Britani.
Zëdhënësi i Kryeministres May tha se zoti Trump “gaboi” me ripostimin e videove. “Britanikët kundërshtojnë në shumicë të madhe retorikën plot paragjykime të së djathtës ekstreme, e cila është antiteza e vlerave që ky vend përfaqëson – mirësjellje, tolerancë dhe respekt. Është gabim që presidenti e bëri këtë,” tha ai.
Edhe politikanët britanikë që normalisht janë pro zotit Trump e kritikuan Presidentin amerikan për ripostimin e videove të zonjës Jayda Fransen, nënkryetare e grupit të ekstremit të djathtë anti-emigrant “Britania e Para”, e cila kërkon kthimin e “vlerave tradicionale britanike” dhe fundin e “islamizimit”.
Ripostimet e videove u bënë të mërkurën në mëngjes. Zoti Trump ripublikoi së pari një video të paverifikuar që pretendon se tregon emigrantë muslimanë duke rrahur një djalë holandez me paterica. Pak çaste më vonë, presidenti vendosi një video të dytë, e postuar fillimisht nga Fransen, që pretendon të tregojë një “mysliman” duke shkatërruar një statujë të Shën Mërisë, transmeton voa.
Një postim i tretë shoqërohet me mesazhin: “Turma islamike shtyn djalin adoleshent nga çatia dhe e rreh për vdekje!”
Fransen ka pasur disa përplasje me policinë për gjuhën e urrejtjes, ashtu si edhe udhëheqës të tjerë të grupit Britania e Para, të cilët janë akuzuar për provokime fetare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze