Ok gabuat, po pse nuk zini mend dhe të kërkoni falje si njerëz? E dimë që po përpiqeni, por s’po e bëni siç duhet. Ekziston një mënyrë e gabuar për të kërkuar falje dhe mënyra e duhur.
Ju me siguri po ndiqni të gabuarën:
1. Fajësoni tjetrin
Një nga gjërat më të tmerrshme që mund të bëni është të fajësoni tjetrin për gabimin tuaj, aq më keq nëse ai tjetri është dhe viktima e gabimit tuaj.
2. Arsyetoheni
Kur arsyetoni sjelljen tuaj, thjesht po përkeqësoni situatën dhe dukeni qesharakë. Bëhu burrë dreqin!
3. “S’është ndonjë gjë e madhe”
S’mund ta thuash këtë, aq më tepër nëse personi tjetër është vërtet i prekur nga gabimi juaj. Është mungesë respekti.
4. Shfajësoheni
Edhe nëse e bëni pa të keq, kur shfajësoheni jeni të detyruar të shpjegoni veprimet tuaja. Do ta bëni dhe këtë, por momenti kur sapo gaboni nuk është i duhuri.
Mënyra e duhur për të kërkuar falje:
1. Njihni gabimin tuaj
Jini të parët që pranoni fajin, mos e mohoni. Kur kërkoni falje, pranoni gabimin tuaj. është një akt që ju ndihmon të rindërtoni besimin dhe të rregulloni marrëdhënien.
2. Pranoni
Kur pranoni plotësisht përgjegjësitë tuaja, tregoni dinjitet para personit të lënduar. Këtu nis procesi i shërimit.
3. Shprehuni
Njohja e gabimeve është një fillim i mbarë, por zemra e faljes është tek fjala ‘më fal’ dhe ‘shpresoj se mund të më falësh’. Një ndjesë e sinqertë tregon se po merrni përgjegjësi të plotë mbi veprimet tuaja.
Kjo mund të forcojë vetëbesimin tuaj, respektin ndaj vetes dhe reputacionin, shkruan Anabel. Me gjasë do të ndiheni të lehtësuar kur të dilni hapur me veprimet tuaja dhe kjo është një ndër mënyrat më të mira për të ndërtuar karakterin tuaj.
4. Ndryshoni vërtet
Është e rëndësishme të kërkoni falje, por mbani në mendje që personi tjetër mund të jetë i lënduar. Jepini kohë dhe mos i nxitoni. Ndërkohë mendoni me kujdes hapin e radhës pasi çdo gjë që mund të bëni ndihmon. Premtimet boshe do të bëjnë dëm më shumë.
Pse është e rëndësishme kjo?
Të kërkoni falje në mënyrën e duhur, kur keni lënduar dikë gabimisht ose qëllimisht, është hapi i parë drejt pajtimit mes teje dhe personit tjetër, ose mes teje dhe ndërgjegjes tënde. Nëse nuk kërkoni falje, do të dëmtoni veten më shumë në çdo aspekt, mbi të gjitha largon respektin e të tjerëve ndaj teje.
Të gjithë bëjmë gabime dhe lëndojmë të tjerë, por kur ndodh, një ndjesë e mirëmenduar është gjithnjë hapi i parë në shërimin e integritetit tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Eliminoni njollat nga ulësja e veturës
Vetëm 3% e njerëzve e kanë shkronjën “X” në duart e tyre! Çfarë do të thotë kjo për fatin tuaj?
Ky ushtrim vlen më shumë se 100 ushtrime të barkut: Tendosni gjithë trupin, hiqni një herë e përgjithmonë dhimbjet e shpinës!
Vetëm 3% e njerëzve e kanë shkronjën “X” në duart e tyre! Çfarë do të thotë kjo për fatin tuaj?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Eliminoni njollat nga ulësja e veturës
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Ky ushtrim vlen më shumë se 100 ushtrime të barkut: Tendosni gjithë trupin, hiqni një herë e përgjithmonë dhimbjet e shpinës!
Ushtrime kardio për çdo ditë të javës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama