LAJMI I FUNDIT:

Komunat e Maqedonisë nuk arrijnë t’i thithin fondet IPA për shkak të paaftësisë së tyre

Komunat e Maqedonisë nuk arrijnë t’i thithin fondet IPA për shkak të paaftësisë së tyre

Komunat kanë kapacitete dhe resurse njerëzore të dobëta për të aplikuar me projekte para fondeve evropiane. Prandaj, një pjesë e madhe e parave të BE-së që janë në dispozicion nuk shfrytëzohen sa duhet dhe dështojnë. Zoran Ilievski, trajner për projekte evropiane thekson se shfrytëzimi i fondeve evropiane nga institucionet maqedonase për momentin është më i vogël se 30%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Ajo që është e qartë këtu është mungesa e kapacitetit të tillë, resurset e tilla në mënyrë të konsiderueshme e rrisin rrezikun e implementimit. Ka raste të komunave ku kanë filluar projekte dhe që janë ndalur për shkak të mungesës së kapacitetit për shkak të zbatimit të duhur, ndërsa ka komuna që i kanë ndërprerë edhe projektet e tyre” deklaroi për Alsat-M trajneri për projekte evropiane Zoran Ilievski.

”Varet nga madhësia e komunës dhe nga numri i të punësuarve. Jo të gjitha komunat në Maqedoni posedojnë resurse njerëzore dhe resurse financiare që të mund të lejojnë që t’i mësojnë apo të kenë njerëz përkatës të cilët do të punojnë vetëm në temën “fonde evropiane” deklaroi Katica Janeva, Asociacioni Evropian për Demokraci Lokale.


Përdorimi i fondeve të BE-së ka kritere të qarta që duhet të zbatohen.

”Në periudhën 2014-2020, Maqedonia ka 6-7 milion në shfrytëzim. E rëndësishme është të dihet nëse komunat kanë kapacitet për zbatimin e këtyre projekteve dhe gjithashtu kapacitete për të menaxhuar me buxhet dhe financa”, deklaroi ambasadori francez në Maqedoni Christian Thimonier.

Hetimi i Shoqatës Evropiane për Demokraci Lokale që u prezantua në Strugë, tregon se problemi më i madh me të cilin përballen komunat gjatë aplikimit është mungesa e bashkëfinancimit nga fondet e veta dhe financime të mjaftueshme për implementim edhe atë 61.3%. Edhe pse Banka e Maqedonisë për Përkrahje dhe Zhvillim ka siguruar linjë kredie për këtë qëllim, vetëm 16.1% e komunave të anketuara deri më tani kanë shfrytëzuar këtë linjë kreditore./Alsat-M/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori