LAJMI I FUNDIT:

​Merkel: E gatshme për të negociuar me Socialdemokratët

​Merkel: E gatshme për të negociuar me Socialdemokratët

Angela Merkel konfirmoi sot gatishmërinë e kampit të saj konservator, për të diskutuar seriozisht me socialdemokratët për të formuar qeverinë, duke argumentuar pritshmëritë e mëdha në Evropë kundrejt Gjermanisë.

“Jemi të gatshëm për të nisur bisedimet me SPD-në”, deklaroi Merkel pas hapjes së dritës jeshile nga partia e saj CDU për të propozuar nisjen e bisedimeve me SPD, me të cilën ajo ka qeverisur tashmë dy mandate (2005-2009, më pas 2013-2017).


Kjo aleancë është ende e vetmja mundësi për të formuar një shumicë në Dhomën e Deputetëve dalë nga zgjedhjet parlamentare të shtatorit, pas dështimit të një përpjekje për koalicion mes konservatorëve, liberalëve dhe ambjentalistëve.

Merkel premtoi negociata serioze dhe gjithëpërfshirëse, që duhet të synojnë suksesin.

“Tashmë ka një propozim për bisedime në tryezë dhe ne po e marrim shumë seriozisht”, shtoi kancelarja.

Konteksti ndërkombëtar dhe evropian duhet në këndvështrimin e tyre të nxisë partitë gjermane për të vepruar shpejt.

“Ka pritshmëri të mëdha në Evropë për çështje urgjente”, vlerësoi ajo.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Bosnja
“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

Evropa
SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori