LAJMI I FUNDIT:

SHBA dhe Franca dënojnë sulmin ndaj xhamisë në Egjipt

SHBA dhe Franca dënojnë sulmin ndaj xhamisë në Egjipt

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai i Francës Emmanuel Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Egjiptit Abdulfettah es-Sisi lidhur me sulmin e djeshëm ndaj xhamisë në Gadishullin e Sinait në Egjipt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Presidenca e Egjiptit thuhet se Trump dhe Macron kanë zhvilluar bisedë telefonike me presidentin Sisi lidhur me sulmin ndaj xhamisë El-Ravda në qytetin Arish ku humbën jetën 235 persona.

Trump e quajti “shokues” sulmin derisa njerëzit e pafajshëm kryenin adhurimet. Ai tha se terroristët janë të privuar nga vlerat njerëzore dhe morali. Presidenti amerikan po ashtu theksoi se SHBA solidarizohet me Egjiptin dhe e mbështet luftën e këtij vendi kundër terrorizmit.


Gjithashtu edhe Macron tha se shteti i tij solidarizohet me qeverinë e Kajros. “Parisi dëshiron që të rrisë bashkëpunimin me Egjiptin në luftën kundën terrorizmit, i cili është shndërruar në kërcënim për të gjitha shtetet e botës”, ka thënë ai.

Më parë edhe presidenti i Palestinës Mahmud Abbas, presidenti i Irakut Fuad Masum, Mbreti i Jordanisë Abdullah, Mbreti i Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz, kryeministri i Libanit Saad el-Hariri dhe emiri i Kuvajtit Sabah el-Ahmed el-Cabir es-Sabah në bisedat telefonike me Sisin kanë dënuar sulmin në fjalë.

Kujtojmë se të paktën 235 persona u vranë dhe 109 të tjerë u plagosën nga sulmi me bombë ndaj xhamisë Ravda në Egjipt.

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori