Bujqit janë kundër vendosjes së tatimit të ri në të ardhura, që pritet të funksionojë në vitin 2018. Me ndryshimet ligjore që janë në procedurë kuvendore, parashikohet që personat që nga kopshtet e tyre ju shesin prodhimet bujqësore restoranteve dhe personave të tjerë juridik, të paguajnë tatim shtesë, shkruan gazeta KOHA.
Deri tani ata ishin të liruar nga pagesa e tatimit nëse kishin të ardhura deri në 300 mijë denarë. Tani në shumën duhet të paguajnë 2 për qind tatim, ose 6000 denarë, për shkak se tatimohet vetëm 20 për qind e të ardhurave të realizuara, ndërsa pjesa e tjetër pranohet si harxhim gjatë prodhimtarisë.
Nga Federata e Fermerëve të Maqedonisë kundërshtojnë një pagesë të tillë, për shkak të pozitës edhe ashtu të rënduar financiare të bujqve, që luftojnë për mbijetesë dhe për çdo denarë. Sipas nënkryetarit të Federatës së Fermerëve të Maqedonisë, Memet Sinani, fermerët vite me radhë ballafaqohen me problemin e ekzistencës dhe mbijetesës së tyre në treg, andaj çdo pagesë shtesë e rëndon dhe nuk e lehtëson pozitën e tyre.
“Edhe pse në shikim të parë duket se shuma prej 100 euro apo 6000 denarë që duhet ta paguajnë bujqit nuk është e madhe, megjithatë duhet thënë se fermerët ballafaqohen me problemin e rritjes prej tre denarë të akcizës së naftës, me problemin e madh të shitjes së sigurt dhe pagesës me kohë të mundit të tyre që di të vonohet me muaj, por edhe një vit, me financimin e korrjeve dhe mbjelljeve, shtrenjtimin e të gjitha repromaterialeve nga njëra anë dhe çmimeve në stagnim apo edhe ulje të çmimeve të shitblerjes së shumicës së prodhimeve bujqësore apo blegtorale. Pra, një pagesë e tillë edhe prej 6000 denarë, për bujqit është ngarkesë e madhe, andaj ne si Federatë e Fermerëve të Maqedonisë, do të kërkojmë edhe zyrtarisht anulimin e kësaj mase nga ana e Ministrisë së Financave, në të kundërtën mund të pritet edhe protesta dhe bllokada të rrugëve nga ana e fermerëve”, thotë për KOHA, Sinani.
Sipas tij, nevojitet që të propozohen më shumë masa lehtësuese dhe mbështetëse për bujqit, me qëllim të rritjes së interesimit të rinjve që të merren me bujqësi apo blegtori, për shkak se në vitet e fundit kemi një interesim shumë të vogël nga ana e tyre që të jetojnë nga kjo veprimtari ,si rrjedhojë e fitimit jo të kënaqshëm nga bujqësia. Me ndryshimet e reja ligjore, parashikohet që personat që shesin prodhime bujqësore, të paguajnë tatim personal në të hollat që i kanë fituar përkundër sasive që i kanë shitur. Ndër të tjera, me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatim personal, propozohet që tatimin në emër të tyre për prodhuesit më të mëdhenj, ta paguajë kompania grumbulluese e prodhimeve bujqësore, ndërsa ata që realizojnë të ardhura deri në një milion denarë, do të duhet të regjistrohen. Propozohet që personat që gjatë vitit realizojnë të ardhura nga shitja e prodhimeve vetanake bujqësore deri në një milion denarë, të paguajnë tatimin personal në të ardhura pas refuzimeve. Kjo nënkupton se në emër të tyre tatimin do ta paguajnë personat juridik që ju paguajnë të ardhurat që do të kenë obligim të përllogarisin dhe paguajnë tatimin personal në të ardhura.
Baza për përllogaritjen e tatimit paraqet diferenca në të ardhurat e përgjithshme dhe harxhimet e pranuara deri në 80 për qind që nënkupton se do të tatimohen 20 për qind e të ardhurave të realizuara theksohet në ndryshimit dhe plotësimet ligjore. Përcaktohet edhe obligimi që bujqit, të cilët gjatë një vit shënojnë të ardhura nga shitja e prodhimeve vetanake bujqësore më të larta se një milion denarë, pas skadimit të vitit, dhe atë më së voni deri më 15 janar, të regjistrojnë edhe zyrtarisht veprimtarinë e tyre ekonomike.
Deri tani personat që realizonin të ardhura nga bujqësia deri më një milion e 300 mijë denarë, paguanin tatim personal në të ardhura sipas paushalit të vendosur nga Drejtoria për të Ardhura Publike dhe kishin obligim që për çdo vjet deri te DAP, të parashtrojnë kërkesë për të drejtën e një tatimi të tillë. Personat me të ardhura nga bujqësia si profesion primar deri më 300 mijë denarë ishin të liruar nga tatimi, ndërsa ata me të ardhura mbi 1 milion e 300 mijë denarë, kishin obligim ligjor të regjistrohen për kryerjen e veprimtarisë në bazë të ligjit.
Gjithashtu, personat që realizojnë të ardhura nga shitja e prodhimeve vetanake në vendet e shitjes në tregjet e gjelbra, do të tatimohen në bazë të paushalit të të ardhurave neto me vendimin e DAP. Edhe deri tani kjo kategori i personave tatimohej me paushal, ndërsa me ndryshimet e fundit, e njëjta problematikë rregullohet me nen të veçantë./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje