LAJMI I FUNDIT:

Konsumatorët mund ta shfrytëzojnë arbitrazhin për zgjidhje të kontesteve

Konsumatorët mund ta shfrytëzojnë arbitrazhin për zgjidhje të kontesteve

Arbitrazhi dhe ndërmjetësimi mund të përdoren si metoda alternative për zgjidhjen e kontesteve edhe nga ana e konsumatorëve.

Kështu u tha sot gjatë një tryeze të organizuar nga Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë me ekspertë ligjorë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.


Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, Njazi Shala, tha se në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, konsumatorët mund të referohen lehtazi në arbitrazh apo ndërmjetësim.

Ai tha se kjo të mund të bëhet e plotfuqishme dhe e zbatueshme, nevojitet nxjerrja e një udhëzimi administrativ, i cili pritet të hartohet nga zyra që ai drejton në periudhën në vijim, duke kërkuar edhe ndihmën e Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane lidhur me këtë.

Avokati Sokol Elmazaj, njëherësh kryetar i Këshillit Drejtues të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane, konfirmoi po ashtu se Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit nuk e ndalon arbitrazhin si metodë alternative të zgjidhjes së kontesteve.

Ai tha se ligji në fjalë ndalon vetëm imponimin e klauzolave të arbitrazhit nga kompanitë ndaj konsumatorëve, që natyrisht do të ishte kusht i padrejtë në rregullimet kontraktuale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Ekonomi
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori