LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës bëri të ditur se sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare.

Mbledhja do të mbahet sot në ora 14:00.


Ndryshe, seanca plenare e cila nisi sot në ora 10: 00 u ndërpre pasi deputetit e koalicionit qeveritar lëshuan seancën në shenjë proteste për raportimet e mediave se gjyqtarë të EULEX-it kanë manipuluar me prova dhe kanë fyer ish-komandantët e UÇK-së gjatë proceseve gjyqësore.

Foto: Arkiv