109 vjetori i Alfabetit të Gjuhës Shqipe shënohet në muzeun “Kongresi i Manastirit” (Video)
Flamuri kuq e zi, në ballkonin e Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe, qëndron vetëm gjatë festës së 22 nëntorit Përveç dokumenteve, dorëshkrimeve dhe portreteve të protagonistëve të 109 vjetëve më parë, në hapësirat e muzeut janë shtuar edhe 11 pikturat e rilindësve, të cilët përpiluan alfabetin në vitin 1908.
Sipas drejtorit Nuer Arsllani, në këtë ditë solemne, dyert janë të hapura për të gjithë, për të parë për së afërmi fotografitë dhe dokumentet origjinale të vendosura nëpër dhomat e Muzeut ku u zhvillua Kongresi i Manastirit.
“Me rastin e 109 vjetorit të themelimit të alfabetit të gjuhës shqipe, këtë vit kemi organizuar edhe koloninë e artistëve, të cilët ishin të vendosur këtu në Manastir. Ata filluan më datën 18, duke shënuar fillimin e Kongresit të alfabetit të gjuhës shqipe, duke i pikturuar 11 viganët të komisionit të alfabetit të gjuhës shqipe. Këto piktura iu dhuruan muzeut tonë dhe shpresojmë që në të ardhmen kjo koloni e artistëve të vazhdoj me aktivitete çdo përvjetor”, tha për Tv 21 Nuer Arsllani, drejtor i Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe në Maqedoni.
Nga drejtoria thonë se muzeu do të vizitohet nga nxënësit që të shohin për së afërmi vendin e zanafillës së alfabetit, shkronjat e të cilës i mësojnë që në klasë të parë. Kurse, sot, vizitorë ka anembanë vendit.
“Është shumë mirë të festojmë së bashku dhe të kujtojmë të gjithë atë që është bërë për alfabetin tonë. Si këta personaliteti që po i shohim nëpër fotografi, e kanë dhënë edhe pasurinë për kombin, gjithashtu edhe ne nesër do të kontribuojmë dhe të bëhemi fytyra eminente për të mbetur në histori për sa i përket gjuhës shqipe dhe në fushat tjera të jetës”, tha një vizitor, shkruan Tv 21.
Kjo godinë për disa vjet rresht ishte cak i sulmeve vandale, të cilës nga persona të pa njohur i janë thyer xhamat dhe janë dëmtuar vitrinat me artefakte historike. Muzeu i Alfabetit është i pajisur me kamera sigurie, të cilat përpos pamjeve të sulmeve, policia nuk ka bardhur asnjë prej këtyre rasteve. Por, banorët thonë se bashkëjetesa ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Manastir është e mirë.
“Gjatë gjithë jetës këtu në Manastir, i cili njihet si qytet kosmopoliti, si një qytet në të cilin gjithmonë ka pasur bashkëjetesë, paqe dhe mirëqenie, ku gjithmonë jemi ndihmuar mes veti. Duhet patjetër të ketë bashkëjetesë paqësore, të respektohemi mes-veti, pa dallim të kombësisë, fesë apo emrave. Mund të kemi raste të fatkeqësive në të cilat deri sa të vijë ndihma e shpejtë, zjarrfikësit ose policia njerëzit mund të humbasin jetën nëse nuk i kemi fqinjët që të na vijnë në ndihmë. Pra, nëse nuk kemi bashkëjetesë, nuk kemi asgjë”, tha Sllavçe Spirovski, banor i Manastirit.
Në shënimin e përvjetorit të ditës së alfabetit, dy vjet më parë u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi në mes Ministrive të arsimit të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, për investime të përbashkëta në këtë vlerë kombëtare, por akoma nuk ka asgjë konkrete. Madje shtëpia muze e Kongresit të Manastirit nuk është as në agjendën e këtyre ministrive për të sjell në ekskursion nxënësit e shkollave nga këto vende, të paktën për të vizituar nga afër vendin ku u themelua alfabeti shqip, 109 vjet më parë. Gjithashtu, edhe dyqani i qeramikave që ishte në katin përdhese është dislokuar, duke i paguar qira pronarit privat, për t’i hapur rrugën një projekti të ri që do t’i ngjante natyrës së këtij muzeu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare – të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Bastisje në Manastir, ndalohet një 48-vjeçar
PDK, LDK dhe AAK fajësojnë Qeverinë Kurti pasi Kosova shënoi rënie sa i përket lirisë së mediave
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe