LAJMI I FUNDIT:

Baliq: Dënimi i Mlladiqit është individual, do të duhej të dënohet aparati shtetëror serb

Baliq: Dënimi i Mlladiqit është individual, do të duhej të dënohet aparati shtetëror serb

Njëri nga përfaqësuesit politik të boshnjakëve të Kosovës, Numan Baliq, ka theksuar se dënimi i atij që cilësohet si “kasapi” i Ballkanit, është i vonuar, por i mirëseardhur.

Ai në emisionin “Info – Magazine”, të Klan Kosova, ka thënë se dënimi i Mlladiqit është individual, por se sipas tij, krimet e serbëve kanë qenë të përgatitura nga aparati shtetëror serb.

“Pas 22 viteve, kemi një ironi shumë të çuditshme, ku kryetari i Srebrenicës, tash është një serb. Vendin ku janë vrarë mbi 8 mijë civilë, e drejton një serb. Por, vrasje nuk kanë ndodhur vetëm në Srebrenicë, por edhe në Sarajevë ku janë vrarë, gjatë luftës, diku rreth 10 mijë civilë. Kemi të bëjmë më një projekt serbomadh kundër boshnjakëve”, ka shtuar Baliq. /Telegrafi/