LAJMI I FUNDIT:

35 vjet burg për tre të akuzuar për vrasje

35 vjet burg për tre të akuzuar për vrasje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve R.O, B.B, A.K dhe A.SH.

I akuzuari R.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 13 (trembëdhjetë) viteve për veprën penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë.

Të akuzuarit B.B dhe A.K janë shpallur fajtor dhe janë dënuar secili veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) viteve për veprën penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë.


I akuzuari A.SH është liruar nga akuza për veprat penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë, pasi që Gjykata nuk ka gjetur prova se i akuzuari A.SH ka kryer këto vepra penale. Të akuzuarit R.O, B.B dhe A.K janë liruar nga akuza për veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 147 par.4 dhe 9 lidhur me nenin 20 dhe 23 të KPK, pasi që Gjykata nuk ka gjetur prova se të akuzuarit kanë kryer këtë vepër penale. Të akuzuarve R.O, B.B dhe A.K me aktvendim të veçantë ju është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më gjatë se dënimet e shqiptuara dhe koha e kaluar në paraburgim do t’ju llogaritet në dënimin e shqiptuar. Gjykata ka konstatuar se të akuzuarit me datë 06.08.2012 rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Babimoc, pas marrëveshjes paraprake, në bashkëkryerje me të pandehurin A.M i cili gjendet në arrati, kanë privuar nga jeta M.R, për motive të ulëta dhe me dashje direkte. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës .

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori